One në mbështetje të Festivalit të Rinisë 2022

One Telecommunications iu bashkua edicionit të gjashtë të Festivalit të Rinisë, “Të rinjtë përgatiten për Mundësi dhe Mirëqenie”, organizuar nga World Vision Albania, i cili u zhvillua në Korçë, në Qytezën e Fëmijëve.

Kjo maratonë dyditore aktivitetesh për të rinjtë është konceptuar si një platformë përmbyllëse e aktiviteteve sportive në qytete, ku mbi 1400 të rinj nga 9 bashki të Shqipërisë kanë adresuar problematikat që i shqetësojnë në komunitetin ku jetojnë, njihen me mundësitë që ofron tregu i punës për ta, zgjerojnë rrjetin e tyre të njohjeve, por edhe kanë mundësinë të argëtohen.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Gjatë ditës së parë të Festivalit të Rinisë, rreth 100 të rinj përcollën përmes aktiviteteve sportive, mesazhe sensibilizuese mbi barazinë gjinore dhe përjashtimin social, si dhe u promovua sporti si një mjet që nxit bashkëveprimin, tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe jetesën aktive e të shëndetshme.

Ndërkohë, gjatë ditës së dytë të festivalit, në bibliotekën “Thimi Mitko”, të rinjtë patën mundësinë të njiheshin me perspektivat e ardhshme të karrierës së tyre, të ofruara nga organizatorët dhe të ftuarit e eventit.

Digjitalizimi, inovacioni dhe njohuritë mbi teknologjinë ishin tema kryesore e diskutimit me të rinjtë dhe përfaqësues të ndryshëm të botës së biznesit.

Verdi Norja, përfaqësuesi i One Telecommunications, u shpreh se “One Telecommunications i jep një mbështetje të vazhdueshme iniciativave rinore të cilat synojnë zhvillimin e kulturës së sportit, për të promovuar një model të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës në shoqëri”.

Përgjatë të gjitha sesioneve, theksi u vu tek rëndësia e investimit në pjesëmarrjen e të rinjve për të ngritur zërin mbi problemet me të cilat hasen në komunitetet ku ata jetojnë dhe bashkëveprojnë.