One Telecommunications dhe AKCESK nisin projektin për Sigurinë Kibernetike

Siguria kibernetike është një nga fushat më sensitive në epokën digjitale që po jetojmë. Sa më shumë rritet aktiviteti ynë online, aq më shumë rritet nevoja për njohuri të thelluara dhe për ekspertë në fushën e sigurisë online.

Në kuadër të muajit Evropian të Ndërgjegjësimit të Sigurisë Kibernetike, AKCESK në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me mbështetjen e One Telecommunications, lançuan projektin inovativ #CyberCorner në “Qendrën Kulturore të Fëmijëve”. Ky është Cyber Corner i dytë, pas atij që u krijua në bibliotekën “Hamit Beqja”, Tiranë. Pas qytetit të Vlorës, ky projekt do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

CyberCorner ka për qëllim të ofrojë për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre mundësi për të thelluar njohuritë mbi tematikat aktuale dhe sensitive, si: përdorimi i internetit të sigurt, kodimi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, shërbimet elektronike publike. Për secilën nga këto tema, janë hartuar module, si dhe janë instaluar pajisje kompjuterike, me të cilat mund të ndërveprohet gjatë qëndrimit në ambientet e qendrës.

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”, (AKCESK) është autoriteti përgjegjës institucional për fushën e sigurisë kibernetike. Për rritjen e vetëdijes mbi këtë fushë, AKCESK zhvillon periodikisht fushata ndërgjegjësimi të dedikuara për target grupe të ndryshme të shoqërisë. Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore të fushës, ka zhvilluar takime konsultuese me ofruesit e shërbimit të internetit dhe ka hartuar udhëzime të dedikuara për t’i orientuar ata në menaxhimin e denoncimeve të rreziqeve që vijnë nga lundrimi online.

“One Telecommunications ka partneritet të vazhdueshëm me AKCESK për adresimin e kërcënimeve që përdoruesit hasin në përvojën e tyre online. One Telecommunications angazhohet për të garantuar një përvojë sa më të mirë dhe të sigurt të abonentëve si i vetmi operator në rajon që i është bashkuar nismës “Rrjet i Pastër” të Departamentit Amerikan të Shtetit, për rrjete të pastra.” – u shpreh Verdi Norja, Përgjegjës për Përgjeshmërinë Sociale.