ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se One Telecommunications po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020. E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milionë abonentë.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtarëve (karta sim) është rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasuar me 3-mujorin e fundit. 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare për ONE ka 31.5% rritje nga viti në vit, dhe nga 3-mujori i kaluar ka 20.1% rritje.

Përdorimi i internetit për të gjithë industrinë është rritur me 96% nga viti në vit dhe 24.2% nga 3-mujori i fundit.

Ndryshimi i pronësisë mbi kompaninë ONE dy vjet më parë duket se i ka dhënë një gjallërim konkurrencës në tregun celular. Kjo u tregua edhe në rezultatet financiare të shpallura, ku ONE ishte i vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar. Për vitin 2020, kompania raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019.