ONE Telecommunications jep Internet falas për disa familje në Shkodër

Viti shkollor vazhdon të jetë plot sfida për shumë familje, sidomos ata në zonat rurale, të cilët shpesh hasen me probleme të ndryshme për të përballuar shpenzimet për internet.

Një nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale të ONE është që ta bëjë teknologjinë të arritshme për ato grupe të shoqërisë që nuk mund ta aksesojnë për shkak të kushteve social – ekonomike.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Rrjeti ONE vjen i shpejtë, i sigurt dhe kudo për qytetarët me qëllim që të japë kontributin e tij në shoqëri. Partnerët e ONE Telecommunications ndajnë të njëjtat vlera dhe filozofi me ta, duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme në aktivitetet e tyre të përditshme dhe duke kontribuar në komunitetet lokale ku ata operojnë.

Disa familje në Shkodër, të cilët banojnë në zonat rurale, përfituan HomeNet falas për një vit, nëpërmjet nismës së sapofilluar me partnerin Megacom. Kështu, lidhja me informacionin apo aksesimi i mësimeve online u bë realitet edhe për ato familje në pamundësi ekonomike.