Pas 10 viteve rikthehen Friends në një episod super special

Për rreth 1 dekadë, Friends, seriali më fantastik dhe ikonik, ka qenë prezent në jetën e dy brezave, duke na dhuruar mesazhe, buzëqeshje dhe shumë të qeshura. Në harkun kohor 1994-2004, seriali bashkon jetët e Monica, Rachel, Phoebe, Ross, Chandler dhe Joy në rrugëtimet e tyre, të cilat mblidhen në një apartament.

Sigurisht, Friends sjell edhe emrat e mëdhenj të kinemasë, në episode të veçanta. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Brad Pitt, David Arquette, Danny DeVito, Alec Baldwin, Winona Ryder, etj, seriali na ka rrëmbyer për një kohë shumë të gjatë përpara ekranit të TV.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Por, një serial kaq ikonik kërkohet shumë nga fansat, të cilët me shumë këmbëngulje kërkuan një rikthim të 6 miqve dhe me shumë durim e pritën atë. Ylli Jennifer Aniston, e cila në serial luan rolin e Rachel, ngjalli shpresat e adhuruesve të Friends, kur gjysmë konfirmoi mundësinë e një rikthimi. E më vonë, Courteney Coxon në Instagram dhe Monica në Friends, bëri me dije se Friendsat do të rikthehen për shumë të qeshura, zbulimin e sekreteve dhe batutave gjatë shooting.

Episodi i shumëpritur do të mbajë patentën e gjigantit HBO MAX dhe do të jetë në transmetim më 27 maj 2021. Përpos 6 yjeve të serialit, do të jenë prezentë edhe emra të mirënjohur si: Justin Bieber, David Beckham, BTS, Lady Gaga, James Corden dhe Cindy Crawford.

Më poshtë do të gjeni edhe trailerin e edicionit që presim të gjithë me shumë kërshëri:
https://www.youtube.com/watch?v=HRXVQ77ehRQ