Pierre Balmain – Arkitektura që ecën!

Pierre Alexandre Claudius Balmain lindi më 18 maj të vitit 1914, në Parisin e stilit. Merita e tij në fushën e modës është e pamohueshme dhe e pashlyeshme, pasi e konceptoi artin e veshjes si një arkitekturë lëvizëse, duke ndërthurur mrekullisht elementet që e kanë definuar edhe sot shtëpinë e modës Balmain.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeta
I lindur më 1914, Pierre pati një fëmijëri të vështirë pas vdekjes së të atit kur dizenjuesi ishte vetëm 7 vjeç. Prirjen e stilit dhe të modës e trashëgoi nga e ëma, modele dhe dizenjuese, e cila mbajti një sfilatë në një butik mode të quajtur “Galeria Pariziane” së bashku me motrat e saj. Balmain u shkollua në Chambery dhe në fundjavë ndiqte shfaqje të ndryshme mode, inspirohej nga gratë që takonte, për t’ju dedikuar plotësisht në krijimin e veshjeve një dekadë më vonë. Më 1933, Balmain ndoqi studimet për arkitekturë në Universitin e Arteve në Paris, gjithashtu dizenjonte skica për Robert Piguet. Një vit më vonë, fati dhe talenti i Pierre u takuan, pas vizitës të Edëard Molyneux, i cili menjëherë i ofroi punë, duke i dhënë meritat e duhura dizenjuesit të ri dhe shumë premtues. E, më pas takimi me njeriun e modës, Christian Dior, do i ndryshonte përgjithmonë jetën Pierre Balmain!

Karriera
1945 ishte viti i karrierës për Pierre, pasi lançoi disa dizenjo fustanesh për modelet me bel të hollë, si një ringjallje e stilit pas luftës dhe tragjedive që ajo shkaktoi. Pierre formoi Balmain, shtëpinë e tij të modës, me ndihmë edhe nga Dior. Koleksioni i parë i tij u prezantua në Vogue në nëntorin e dy viteve më vonë. Të gjithë u shprehën se veshjet e Balmain ishin vërtetë të bukura dhe ke dëshirë t’i mbash veshur. Më pas një lumë kritikash pozitive nga revistat, gjithashtu edhe admirimi i  Gertude Stein, i dhanë një dorë të mirë suksesit të Pierre dhe shtëpisë Balmain, duke çelur edhe bashkëpunime tejet të suksesshme dhe porosi të shumta në llogari të Balmain.
Dizenjuesi francez ishte shumë aktiv në promovimin e vetvetes dhe Balmain, me ture të shumta edhe në kontinentin e largët, Australi. Edhe larg Francës korri shumë sukses dhe u kthye në një prej dizenjuesve të preferuar të australianëve, çka ndikoi në përhapjen e shpejtë të koleksionit të tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1951 koleksioni i Balmain evuoloi me veshje ready-to-wear dhe 4 vite më vonë u vlerësua me çmimin prestigjoz Neiman Marcus Fashion Aëard (1955). Në këtë fazë, bashkëpunimet e tij avancuan duke përfshirë ikona si Marlene Dietrich dhe Katharine Hepburn. Reputacioni i Pierre dhe shtëpisë së tij të modës depërtoi shumë shpejt në botën e modës dhe më 1960 u përzgjodh në dizenjimin e garderobës së mbretëreshës së Tailandës, gjithashtu u përfshi edhe në turin e promovimit në ShBA. Më 1968 krijoi veshjet e Winter Olympics dhe dizenjoi edhe veshjet e TWA dhe linjës ajrore së Malajzisë dhe Singaporit. Për rreth 1 dekade, veshjet e Balmain pushtuan edhe qiellin. Më 1975, edhe linja ajrore e Francës veshi uniformën e krijuar nga Balmain. Por Pierre nuk punoi i vetëm, pasi kishte një bashkëpunim të suksesshëm me Erik Mortensen. Në vitin 1948 Erik u paraqit si asistent i Pierre dhe shumë shpejt u kthye nga asistent në bashkëpunëtor, duke punuar së bashku për të gjithë jetën e Balmain. Gjithashtu, me Pierre Balmain ka punuar edhe Margit Brandt në fillimet e 1960-ës dhe një prej emrave që bëri histori, Karl Lagerfeld. Pierre e punësoi Karl më 1954, pasi vuri re shijen e hollë të tij në stil, në një kompeticion model ku dizenjuesi gjerman fitoi, për t’u kthyer në një prej ikonave të stilit dhe të Chanel.

Dizenjimi i kostumeve dhe kinematografia
Ndonëse fillimet e Balmain ishin fokusuar te fustanet dhe klasi që ato transmetonin, rreth viteve 1980 mendimi i Pierre Balmain ndryshoi krejtësisht dhe kuptoi se klasi i një femre mund të përbëhet edhe nga kostumi i duhur, duke marrë shtysën e duhur edhe nga krijimi enkas për Sophia Loren në “The Millionairess”(1960). Më 1980 Balmain nominohet në Tony Award për dizenjimin më të mirë për kostumet dhe fiton Drama Desk Award. Kostumi i dizenjuar nga Balmain e kishte shfaqjen e parë për publikun në filmin “Happy New Year” (1980). Kjo më pas solli edhe krijimin për 16 filma të tjerë, përfshirë edhe veshjet e Brigitte Bardot në “And Gog Created Woman” dhe “La Parisienne”. Vlen të përmenden edhe dizenjimet për Vivien Leigh dhe Mae West, gjithashtu një sërë veshjesh edhe për Dalida.

 

 

Parfumet
Përpos suksesit të padiskutueshëm në veshje, Balmain u shqua edhe për pafrumet e jashtëzakonshme. Vent Vert (1947) ishte fraganca e parë, gjithashtu edhe më e shitura, duke qëndruar në shijet e të gjitha francezeve për afro 1 dekadë. Vent Vert u pasua edhe nga “Jolie Madame” (1953) dhe “Eau d’Amazonie” (2006).

 

Fundi i një epoke
Pierre Balmain gjeti vdekjen në moshën 68 vjeçare nga kanceri në mëlçi, në Spitalin Amerikan të Parisit, kur sapo kishte përfunduar skicat e koleksionit të vjeshtës, në llogari të Balmain. Me vdekjen e Pierre, e gjithë bota e modës u vesh në zi dhe trishtim, duke i dhënë lamtumirën e fundit jo vetëm një dizenjuesi plot elegancë dhe kreativitet, por edhe një epoke të artë për industrinë e modës.