Piktura më e madhe në botë shitet për çmimin marramendës

Piktura më e madhe në botë, e krijuar nga artisti britanik Sacha Jafri është shitur për 45 milionë £, fondet e së cilës do të shkojnë për orginazatat bamirëse për fëmijë.
Artisti Jafri kaloi plot tetë muaj duke pikturuar në sallën e një hoteli të shkretë në Dubai dhe planifikoi ta shistë veprën e tij në 70 pjesë. Gjithsesi, biznesmeni francez Andre Abdoune ka tejkaluar pritshmëritë e artistit, duke e blerë krejt veprën.
Kjo është një ndër pikturat më të shtrenjta, të shitura ndonjëherë në ankand nga një artist i gjallë.
Artisti britanik u shpreh se 45 milionë £ do të shkojnë në organizata botërore si: “Dubai Cares”, “Global Gift Foundation” e “UNICEF”, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në kushte të vështira ekonomike, në Brazil, Indi, Afrikë e Jugut dhe Indonezi.
Jafri u bëri thirrje fëmijëve që t’i dërgojnë atij foto nga jeta gjatë pandemisë, duke përfshirë gjendjen ekonomike dhe ndjesitë e tyre. Thirrja e tij u dëgjua nga plot 140 vende dhe këto foto shërbyen si frymëzim për punën e tij.
Gjithashtu, piktura e Sacha Jafri është vlerësuar si “Kavanaca më e madhe e artit, e krijuar ndonjëherë” nga Rekordet Botërore Guinness.