Propozim i vërtetë, në një rrjet të vërtetë! Një histori dashurie në rrjetin më të mirë, ONE.

E keni parasysh fundin e një filmi romantik, ku regjisori vendos t’ju suprizojë duke thënë se kjo ngjarje ishte bazuar në një histori të vërtetë?

Kështu edhe fushata më e re e One Telecommunications është e bazuar në një histori të vërtetë dashurie, që ka për protagonistë dy të rinj, Anxhelo Muçollari dhe Sabina Maklekaj. Prej shumë vitesh të dashuruar me njëri – tjetrin, ata ishin pranë vendimit për të bërë hapin e radhës në marrëdhënien e tyre dhe One u bë mbështetësi i kësaj surprize emocionuese.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


One, në bashkëpunim me Anxhelon, ndërmorën një udhëtim në të cilin përshkuan disa nga zonat më të bukura të Shqipërisë së mesme për të shënjuar një hartë që formon një rreth, simbol i unazës që lidh dashurinë e dy të rinjve. Përmes mbulimit dhe shpejtësisë së rrjetit One, Anxhelo e realizoi në mënyrë të përsosur shenjën mbi hartë. Më pas, këtë udhëtim dhe hartën vendosi ta projektonte në fasadën e “Universitetit të Arteve”, aty ku Sabina ka përfunduar studimet dhe ka interpretuar si balerinë e koreografe. E gjithë kjo aventurë fantastike ishte një surprizë për Sabinën, e cila dinte vetëm se po merrte pjesë në xhirimet e një reklame. Por, në skenën finale të reklamës, për të ndryshoi gjithçka, me një reagim tepër të sinqertë dhe shumë emocionues të Anxhelos, ajo mori propozimin më unik që një vajzë mund të presë dhe tani e gjithë Shqipëria do të dëshmojë dashurinë e tyre.


Gjithçka nisi nga një ide tepër e thjeshtë, por mbi të cilën One ka të bazuar filozofinë e markës, të jesh i vërtetë, në shërbimet që ofron, në premtimet që përmbush, në qëndrimin që mban.

Në çdo fushtatë One mban prezent njerëzit e këtij vendi, vendos në fokus qëllimet, pasionet, pritshmëritë dhe kërkesat e tyre. Si pasqyrë e jetës së përditshme, nuk mungon asgjë, nga ditët e qeta, çastet e gëzimit, te mbështetja në situatat më të vështira e deri te dashuria që shprehet përmes një komunikimi të vazhduar, ku prezenca e tjetrit dhe shkurtimi i distancave bëhet i mundur në kohën tonë përmes teknologjisë.

One do të vijojë të investohet për ta bërë komunikimin dhe shërbimet e veta çdo ditë më të vlefshme për klientët e saj dhe për ata që do t’i bashkohen në të ardhmen rrugëtimit ku ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta.