Pushimet janë “ON”

Kur jeni në zyrë, gjatë të nxehtit të muajve të verës, ndërsa numëroni ditët në kalendar, duke bërë uf e puf, sepse po prisni me padurim pushimet, a ju ndodh që t’ia skërmitni dhëmbët vetes, duke u betuar se sapo të ikni do t’i fikni të gjitha me kompjuter e me celular dhe s’do të shihni asgjë tjetër veç detit e malit?

Pjesa më e madhe mendojmë kështu, por të rrallë janë ata që e bëjnë me të vërtetë, pra që ta fikin fare celularin. As kur lëvizim për fundjava të shkurta dhe as për ato pushimet e gjata. Sado që ngarkohemi e bezdisemi nga informacioni i shumtë që na përcillet nga interneti, prapë s’dimë si ta lëshojmë celularin nga dora. Internetin e kemi ushqimin tonë të përditshëm dhe aq shumë të domosdoshëm, sa larg qoftë të mos kemi linjë vetëm për një minutë, se ndihemi si të zënë në grackë, sikur po na merret fryma.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ndaj, pikërisht kur mezi presim të jemi “off” nga puna e nga çdo lloj angazhimi qoftë edhe me miqtë, jemi edhe më gjatë “on” në internet. Jemi “on” nga dëshira që të ndajmë edhe me miqtë momentet e bukura të verës, çfarë po shohim, çfarë po shijojmë e pse jo, edhe me kë jemi e çfarë po organizojmë.

Qejf është në fund të fundit të share çdo gjë që na gëzon e gjatë verës ka aq shumë eksperienca për të ndarë, sa të duhet një mal me GB e një pafundësi ofertash të internetit. Duke e ditur këtë tendencë, Vodafone ka sjellë oferta preferenciale për verën dhe specifikisht fundjavën, për të plotësuar çdo nevojë për komunikim në këto kohë. Që prej muajit maj, të gjithë klientët Vodafone kanë mundësi çdo fundjavë të përfitojnë nga aplikacioni My Vodafone oferta të shumta: 10 GB të vlefshme për 7 ditë, për çdo rimbushje mbi 1000 lekë; mund të aktivizojnë paketa interneti me çmim të arsyeshëm, duke filluar nga 10 GB për 200 lekë, të vlefshme për 48 orë dhe 20 GB për 300 lekë, të vlefshme për 48 orë; po gjatë fundjavës mund të blihet dhe aktivizohet nëpërmjet My Vodafone, paketa Z me trefish sasi në çdo zë të paketës, të vlefshme për 30 ditë, për vetëm 1500 lekë.

Janë oferta që mund të shijohen në çdo cep të Shqipërisë, ku rrjeti Vodafone, tashmë i vlerësuar me pikët maksimale, për të gjithë treguesit e tij, pra edhe për fuqinë e internetit, nga umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale. Kështu që jepini “on” pushimeve, aktivizoni My Vodafone Weekend dhe shijoni pushimet high-tech nëpërmjet celularit tuaj.