Receta perfekte për kremin me luleshtrydhe

Rebekah Peppler, gazetarja dhe blogerja e ushqimit, sapo ka botuar librin e saj të gatimit, e frymëzuar nga kulinaria franceze.
Sot, në Elegance, ju sjellim një recetë të lehtë, të thjeshtë dhe super të shijshme me krem luleshtrydheje.

Përbërësit:
-455 g luleshtrydhe të freskëta, të qëruara dhe të prera përgjysmë.
-1 lugë sheqer.
-1 majë kripë e imët.
-120 ml krem.
– Biskota të thërmuara.
– Kripë e pajodizuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Merrni një tas të madh meatalik dhe vendoseni në ngrirje për 10 minuta. Ndërkohë, në një enë tjetër, përzieni luleshtrydhet, sheqerin dhe 1 lugë kripë e imët. Për të përgatitur ëmbëlsirën, marrim enën nga frigoriferi, vendosim në të kremin dhe e rrahim për 4-6 minuta.
Më pas, shtojmë luleshtrydhet në një gotë, apo pjatë të thellë dhe sipër u hedhim kremin, lëngun e përftuar nga përzierja e sheqerit, luleshtrydheve dhe kripës dhe biskotat e thërmuara. Sipas dëshirës i shtojmë kripë të pajodizuar.
Preferohet të konsumohet në çast.

Ju bëftë mirë!