Retro: Hugh Grant dhe Elizabeth Hurly, duo-ja brilante në tapetin e kuq

Vitet ’90 na dhuruan shumë frymëzime, të cilat ende zgjojnë nostalgjinë. Një prej çifteve më ikonike të periudhës së artë ishte pikërisht Hugh Grant dhe Elizabeth Hurley, të cilët në çdo dalje publike rrëmbenin vëmendjen e të gjithëve, nisur që nga paparacët, e duke përfunduar te fansat e zjarrtë.
Duo-ja fantastike u takuan në vitin 1987, në xhirimet e filmit “Aria” dhe kiminë e tyre e transmetuan në tapetin e kuq. Bukuria e jashtëzakonshme e Elizabeth Hurley dhe Hugh Grant bashkëvepruan për të frymëzuar stilin edhe sot.
Në vitin 1995, skandali në të cilin u përfshi Grant (i arrestuar përkrah një prostitute) i dha fund dashurisë së tyre dhe sigurisht, personalitetet vibruese, nën sinkronin e dashurisë dhe joshjes së aktorit dhe modeles, do t’i mungonin përgjithmonë tapetit të kuq.
Elegance ju sjell disa prej momenteve më fantastike të Hugh Grant dhe Elizabeth Hurley në tapetin e kuq.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code