Rikthim në traditë!

I mbani mend qilimat e gjysheve?! Ato që ndofta sot kanë zënë pluhur në sëndukët e shtëpisë, ose janë fshehur për vite të tëra në ndonjë skutë të hapësirave tuaja. Ka ardhur momenti që t’i nxirrni prej andej, sepse janë kthyer më në modë së kurrë. Qilimat, tapetet, e sixhadetë, tashmë janë tendenca e momentit. Me motive të larmishme, me thekë, ngjyra të ndezura dhe stil të veçantë, zbuloni disa modele unike që i shtojnë harmoninë ambientit tuaj!