Një film i mirë nuk zhduket kurrë nga memoria, lë gjithmonë gjurmët e saj dhe sigurisht, e bën të pavdekshëm emrin e një regjisori. Sam Mendes është një emër i pashlyeshëm për kinemanë botërore, falë kryeveprave që na ka dhuruar përgjatë viteve.

Regjisori i mirënjohur, jo vetëm për filmat, por edhe për shfaqjet teatrale, shquhet për trajtimin e tematikave tejet provokative dhe historive të rrëfyera në mënyrë krejtësisht unike.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeta

Sam Mendes (Samuel Alexander Mendes) ka lindur më 1 Gusht 1965, në Berkshire të Mbretërisë së Bashkuar. I rritur nga e ëma, një noveliste e talentuar, e cila shkruante libra për fëmijë, Mendes është prezantuar me artin në një moshë të vogël dhe që prej asaj kohe, nuk është ndarë më prej tij. Edukimi është gjeneza, ndaj diplomimi në Universitetin e Cambridge ishte një tjetër ogur i mirë për karrierën e Sam.

Karriera

Pas përfundimit të universitetit, regjisori anglez pranoi të jepte kontributin e tij në “Chichester Festival Theatre”, ku nuk do të vononte shumë që talenti i tij të vihej re. Reputacioni i tij artistik u rrit edhe më shumë në sajë të produksioneve shumë të arrira, duke dominuar skenat teatrale të Anglisë.

American Beauty

Debutimi i parë si regjisori i një filmi do të ishte drama e shkëlqyer “American Beauty” (1999), ku Mendes u vlerësua maksimalisht me Academy Award dhe Golden Globe Award for Best Director.

Sigurisht, një talent i tillë nuk kishte si të mos prodhonte të tjerë filma kaq të arrië, ku mund të përmendim “Road to Perdition” (2002). Subjekti i filmit bazohet në një krim, në Chicago. I frymëzuar nga librat comics me të njëjtin titull, Mendes padyshim ka sjellë një kryevepër të re për industrinë e fimit.

Viti 2005 do të rikthente Sam me “Jarhead”, një dramë lufte, e bazuar në historinë e Ushtrisë Marine Anthony Swafford. “Jarhead” do të luhej mjeshtërisht nga Jake Gyllenhaal, Jamie Foxx, Lucas Black dhe shumë figura të tjera, të cilat dinë të japin shpirtin në një film.

2 vite më vonë, regjisori anglez do të servirte për publikun “Revolutionary Road”, një film i cili bëri revolucion në kinema, duke u bërë edhe filmi i dytë i cili bashkoi Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, e cila u nominua edhe për Golden Globe Award for Best Actress. Filmi u nominua në 3 kategori të Golden Globes, 4 BAFTA dhe 3 Academy Awards.
Seritë e James Bond, saktësisht “Skyfall” (20120) dhe “Spectre” (2015), iu besuan talentit të padiskutueshëm të Sam Mendes, duke u shtuar si suksese të pritshme në rezymenë e tij prej një regjisori të afirmuar.

1917

E, në vitin që lamë pas, Mendes na serviri një kryevepër të përkryer si “1917”, pretendentin kryesor për të rrëmbyer çmimin prestigjoz të Oscar. “1917” është bazuar në historinë e vërtetë të gjyshit të regjisorit, një përjetim tepër i pazakontë i Luftës së Parë Botërore, ku ndërthuren një teknikën “one shoot” miqësia, ndjenja e krenarisë, përkushtimi ndaj kombit dhe dëshira e madhe për të përmbushur një detyrë.

Përtej kinemasë, Mendes ka një impakt të jashtëzakonshëm në kulturën britanike dhe sipas sondazhit të “The Daily Telegraph” është renditur në “100 njerëzit më të fuqishëm në kulturën britanike”.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!