Serialet britanikë që duhet të shohësh në Netflix

Në një botë kaotike si kjo e sotmja, mendojmë se të gjithë njerëzit bien dakord në një pikë: serialet britanikë, veçanërisht ato dramë dhe kriminalistikë janë fantastikë!
Për këtë, të sjellim plot 10 sugjerime se ç’të shohësh në platformën më të madhe të filmave.


The Stranger

Nëse do të qëndrosh gjithmonë duke hamendësuar se ç’do ndodhë në hapin tjetër, duhet ta shohësh patjetër këtë serial!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


The One

Pak SCI-FI nuk i bën dëm askujt. Në këtë serial një studiese mendon se ka gjetur një mënyrë se si të lidhesh gjenentikisht me partnerin ideal dhe dëshiron të ndihmojë njerëzit që të gjejnë shpirtin binjak. Derisa vdekja vjen në skenë…


The Irregulars

Fansat e Sherlock Holmes mblidhuni këtu! Ky serial është fantastik dhe na rrëfejnë për një grup të rinjsh, të cilët zhvendosen në Anglinë Viktoriane, për të ndihmuar Dr. Ëatson dhe mikun e tij misterioz Sherlock Holmes të zgjidhin krime të çuditshme.


Criminal

Krim i ri, shtet i ri. Perspektiva të ndryshme dhe ngjarje super të ngatërruara ndodhin në një serial të pakrahasueshëm.


Safe

Kjo dramë që të thyen zemrën trajton të gjitha sfidat e një babai i cili përjeton zhdukjen e së bijës, edhe pse lagjja e tyre është shumë e sigurt. Ky serial të bën të dyshosh për gjithçka ke përreth.


Peaky Blinders

Po, ky serial e meriton të gjithë famën e botës dhe vëmendjen tënde. Nise pa humbur kohë!


White Lines

I egër dhe super emocionues, ky serial tregon miksimin e jashtëzakonshëm mes seksit, drogës dhe festave të çmendura.


Giri/Haji 

Një polic udhëton nga Tokio në Londër për të investiguar vrasjen e të vëllait. Kulturat e ndryshme dhe dramat familjare, në një serial që s’ka të dytë.


Marcella

Një formulë tipike mes lojës së maces dhe miut, e trajtuar në një mënyrë aspak të zakonshme.


Paranoid

Një detektive shumë e talentuar dhe e përkushtuar duhet të zgjidhë vrasjen makrabre të një fizikanti që është gjetur i therur. Kaq! Të tjerat i sheh dhe kupton vetë!