Sfilata e re e Fendit, një homazh për legjendat e modës

Disa javë më parë, Kim Jones solli bashkëpunimin e tij të fundit me Fendi, i frymëzuar nga artistët që kanë definuar karrierën e tij. Sfilata iu dedikua grave, stilit të tyre dhe veshjeve ready-to-wear, por shërbeu edhe si një imazh mbi historinë e Fendi dhe gjenitë që kontribuan në suksesin e jashtëzakonshëm të shtëpisë së modës.


Një homazh për trashëgiminë Fendi
Fillimisht, Paola, Carla, Franca, Anna dhe Alda, pesë vajzat e Adele Casagrande, krijuesja e shtëpisë Fendi, ishin zanafilla e inspirimit të Kim Jones. “Gratë që punuan shumë me intelekt dhe jo vetëm” janë ato që e motivuan karrierën e Jones, ndaj sigurisht gjetën vend në këtë sfilatë. Nuk kishte sit ë mungonte aspak uniforma plot stil e Silvia Fendi, e cila gjatë gjithë jetës e ka adhuruar Fendi-n dhe i ka dedikuar gjithë kreativitetin e saj shtëpisë së modës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Karl Lagerfeld, gjithmonë i paharruar
Mendja, shpirti dhe zemra e shtëpisë Fendi ka qenë pa dyshim Karl Lagerfeld, i cili ka përcjellë shumë stil në çdo epokë. Edhe në këtë sfilatë, Kim ka shprehur në mënyrën e tij të gjithë admirimin që ka për një prej burrave që definoi historinë e Fendi-t dhe të modës.


Linjë e re çantash
Nën përkushtimin dhe idetë fantastike të Silvia Fendi, shtëpia e modës prezanton një linjë të re çantash, të cilët e gjejmë në materiale dhe ngjyra të ndryshme. Modelet “Fendi First”, “Peekaboo” dhe “Sunshine” kanë pësuar ndryshime në volume dhe forma, duke sjellë inspirime të tjera, të përshtatura me kërkesat dhe dëshirat e klientëve.