Shtëpia ime, jeta ime!

Përtej komoditetit, gjatë refkletimit mbi projektin e interierit të zonjën e shtëpisë, arkitekten Emira Zenelaj, e shqetësonte fakti nëse do të arrinte të materializonte identitetin personal brenda mureve të vepre të projektuar nga Daniel Libeskind(emri i rezidencës ku ajo banon). Ruajta e një baraspeshe mes komoditetit vetjak dhe arkitekturës që mëshon në mënyrë të veçantë volumet dekostruktiviste të shtëpisë tregoi të jetë një përgjegjësi e madhe. Shtëpia prej afro 140 m2 dhe veçantia e apartamentit ku ajo jeton si edhe e gjithë rezidencës janë kompozimi i mureve duke nisur nga ç’kompozimi i simbolit tonë kombëtar të Shqiponjës. Kjo krijon dritë hije të forta, gati surreale që ndërthuren me njëra-tjetrën mjeshtërisht. “Shtëpia është vazhdimisht në transformim, ashtu si edhe jeta ime. Ndaj më pëlqen kështu që le hapësirë për rikompozim duke krijuar nukle të reja ekzaltuese”, shton Zenelaj.

Pastel & Vintage
“Muret kam preferuar t’i le të bardha duke respektuar zgjedhjen e Libeskind, por arredimi është shumëngjyrësh. Ky kontrast herë i lehtë pastel, dhe herë i fortë vintage i lejon nuancat të vendosen më në fokus duke e bërë prezencën e tyre aspak monotone në përditshmëri. Stili dominues në tërësi në të gjithë shtëpinë është ai radikal-minimal duke ndërthurur me mobilie antike dhe vintage nga Dolce Casa. Së fundmi, ajo ka shtuar në korridor një dritare persiane, krahët e së cilës përqafojnë një pasqyrë. Ky objekt krijon një gjendje surreale që i vishet bukur ëmbëlsisë së drurit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Stil në verandë
Në dukje të parë, plani i saj arkitektonik është një zgjatim i shtëpisë brenda, duke fshirë atë kufirin klasik të murit kënddrejtë. Për Emirën kjo është një nga pjesët më të dashura në tërësi në të gjithë shtëpinë. Me goxha hapësirë, për të shijuar edhe panoramën që shtrihet përpara verandës. Edhe pse qëndron në pjesën më të madhe të ditës nga dielli, kjo  krijon hije të freskëta që lejojnë të shijosh pamjen nga kati i 11-të kurdoherë.