Shtëpitë mbi pemë

Shtëpitë mbi pemë janë dizenjuar për të na sjellë më afër jetës së egër, natyrës dhe dëshirës për të qenë sa më pranë vetes. Këto shtëpi na kthejnë pas në kohën kur njerëzit ishin vazhdimisht të rrethuar nga kafshë të egra, duke gjuajtur për ushqim dhe duke jetuar në harmoni me natyrën. I kujtojmë gjithmonë shtëpitë mbi pemë si pjesë të fëmijërisë, kur luanim lojëra dhe hipnim mbi pemët e oborrit, ndaj kemi përzgjedhur këto 11 shtëpi, të cilat konsiderohen si më të mrekullueshmet në botë. Kjo është galeria e shtëpive më impresionuese mbi pemë të dizenjuara nga arkitektët dhe studentët më të sukseshëm në botë. 

Shtëpia HemLoft, Kanada
“HemLoft” është një shtëpi në trungun e një peme ku mund të pushoni nga zhurma e jetës së përditshme. Kjo banesë e pazakontë eco- friendlu ndodhet në veri të pyllit të Ëistler në shtetin kanadez, Kanada. Është e përshtatshme për një person të vetëm ose një çift.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Shtëpia “eco- friendly”, Danimarkë
Kjo shtëpi “eco- friendly” e cila gjendet në Danimarkë është ndërtuar nga një student i arkitekturës, i quajtur Konrad Ëojcik. Kjo strehë siguron hije dhe mbrojtje nga grabitqarët dhe moti i keq, por është një kombinim perfekt i teknologjisë me natyrën. Ajo pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

Shtëpia e Dimrit, Kanada
E ndërtuar mbi pemët e shumta pranë liqenit Muskoka në Kanada. “Shtëpia e Dimrit” shërben si ambient pushimi ku mund të akomodohet një familje e tërë dhe të jetojë aty për 1 javë pa i munguar asgjë. Arkitekti i saj Lukas Kos, themeluesi i studios së arkitekturës “Four O Nine”, në Shanghai, ka përdorur një teknikë shumë të veçantë për ta siguruar këtë strukturë. Gjatë konstruksionit ai ka vendosur ta lidhë objektin me litarë të qëndrueshëm çeliku.

Shtëpia e 7 Shtegëtarëve, Kolumbia Britanike
“Kasollet e 7 Shtegëtarëve”, në zonën e Kolumbisë Britanike, janë një atraksion turistik dhe njëkohësisht një ndër ndërtimet më interesante të realizuara nga banorët vendas. Këto tre ndërtesa janë ndër më të lartat në botë, por aty mungon energjia elektrike dhe shumë fasilitete për të jetuar, megjithatë kjo nuk i pengon turistët ta vizitojnë dhe të kalojnë një natë në dhomat e tyre.

Shtëpia e Zogjve
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni mes zogjve, atëherë kjo shtëpi është ideale për ju. Ky habitat i frymëzuar nga foletë e zogjve, synon që njerëzit dhe zogjtë të jetojnë krah për krah. Hapësira e brendshme është e ndarë në dy pjesë nga një mur qelqi, i cili lejon banorët të shohin zogjtë e egër duke përdorur shtëpinë si një fole të përkohshme, për zogjtë shtegëtarë dhe turistët aventurierë.

Shtëpia e Kujtimeve
Një monument për kujtimet e bukura, kështu konsiderohet kjo shtëpi e projektuar nga Benjamin Verdonck, një arkitekt belg. Është pikërisht ky shtet ku gjendet kjo vepër interesante e arkitekturës moderne. Verdonck e projektoi dhe ndërtoi këtë shtëpi për festivalin e dizajnit lokal në Belgjikë. Ajo është vendosur në oborrin e shtëpisë së prindërve të arkitektit, në qytetin e vogël Ghent, duke nderuar njëkohësisht kujtimin e tyre. Ky projekt ngjan njëkohësisht me një instalacion arti sepse është si një pjesë e shkëputur e godinës kryesore. Arkitekti thotë se është frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë së tij për ta realizuar këtë vepër.

Shtëpia Pasqyrë
Kubi prej pasqyre në Suedi, projektuar nga Tham & Videgard Mirror, është një nga hotelet më abstrakte në botë. Pasqyrat në muret e jashtme e bëjnë të padukshme në pyll, duke lejuar vizitorët të jenë një pjesë e natyrshme e jetës së egër, pa e shqetësuar atë, por duke e vëzhguar si një sy i jashtëm që adhuron natyrën.

Shtëpia Kozmike
Shtëpia e anijes kozmike e cila gjendet në Suedi, e ka marrë këtë emër pikërisht prej formës së saj si një anije kozmike jashtëtokësore që ka bërë një ulje emergjente në pyll. Në realitet kjo është një nga projektet më inovative arkitekturore të kohës sonë. Kjo ndërtesë e pazakontë është pjesë e kompleksit të hotelit që përfshin shtëpinë e pemës si kub pasqyrë.

Shtëpia Fole
Kjo fole gjigande ndodhet midis pemëve dhe është pjesa e tretë e kompleksit të hoteleve të veçanta suedeze. Pjesa e brendshme është kopja e përsosur e një foleje zogu dhe gjithshtu një dhomë moderne plotësisht e pajisur për të kaluar një pushim të veçantë duke dëgjuar zogjtë dhe natyrën.

Restoranti i Verdhë
“Yelloë Treehouse” ndodhet në Oukland të Zelandës së Re. Është një prej restoranteve më të veçantë në të gjithë botën. Kapaciteti i tij është prej 18 vizitorësh, plus stafin e shërbimit të përbërë prej 5 vetash. Veç bukurisë arkitektonike të dhuruar prej arkitektëve Peter Eising & Lucy Gauntlett, ky ambient i pazakontë ofron edhe një prej kuzhinave më të vlerësuara sot në botë.

Shtëpia e Luleve, Japoni
Një shtëpi mes lulëzimit dhe pemëve të famshme të qershisë në Japoni. Kjo shtëpi e mahnitshme është projektuar nga Terunobu Fujimori dhe është ndërtuar në një kopësht tradicional të kulturës japoneze. Periudha më e mirë për ta vizituar është fundi i verës ose pranvera. Ajo që ju sugjerohet është të dilni në dritare dhe të shijoni një çaj japonez me një peizazh mjaft të këndshëm.