Si dhe ku të shesësh veshjet e tua online?

Po, është e vërtetë, mund të shesësh online të gjitha veshjet të cilat nuk i përdor më! Dhe mbi të gjitha, të marrësh pagesa të larta. Madje, ka persona që e kanë kthyer këtë aktivitet në një punë me kohë të plotë.
Elegance të tregon ku dhe si të shesësh veshjet të cilat nuk janë më në shijet e tua:

ZGJIDH APLIKACIONIN QË DO!
Ka shumë të tillë, por duhet të zgjedhësh me mençuri. Cilat janë sugjerimet tona?

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Poshmark
Depop
ThredUP
The RealReal
Ebay
Mercari
ASOS Marketplace
Tradesy
Etsy
LePrix
Crossroads Trading
Beacon’s Closet
Ki parasysh që secili prej këtyre siteve mban një komision për çdo shitje.

LISTO KARAKTERISTIKAT E VESHJES.
Posto foto dhe listo specifikat e secilit produkt. Nëse është me etiketë, gjatësinë, materialin, gjithçka!

RIFURNIZOHU!
Pas shitjes së parë, ofro gjithmonë më të mirën. Mund ta kthesh në një biznes duke blerë veshje me çmim më të lirë dhe duke i shitur ato më shtrenjtë.

QËNDRO NË KONTAKT ME BLERËSIN.
E kush nuk e do një shitës të sjellshëm dhe korrekt? Shërbimi i klientit është një fakor kryesor në blerje dhe rikthimin e klientëve.

MERR PARATË!
Për të qenë e sigurt, hap një llogari në PayPal!