Sillni natyrën në shtëpinë tuaj

AD Luxury Design iu ofron sugjerime të spikatura, sakaq praktike, mbi detaje të arredimit të shtëpisë suaj. Ambiente të ndryshme që mund të shndërrohen me vetëm pak ide, duke ruajtur një simbiozë perfekte të stilit dhe tonaliteteve të cilat shkrihen me çdo kënd të ambientit tuaj për ta bërë atë edhe më unik.

Shtëpia është vendi ku ne ndihemi të relaksuar, komod, të sigurt, vendi ku thjesht jemi “në lëkurën tonë”. Kjo është dhe arsyeja pse e quajmë shtëpi…Nga ana tjetër na përfaqëson, çdo dekorim, mobilje e zgjedhur, ngjyrat, të gjitha këto detaje që mbajnë emrin tonë. Ndaj është e rëndësishme të jetë praktike dhe komode, kreative dhe unike. Për ta bërë sa më argëtuese qëndrimin në të, sidomos gjatë kësaj stine të nxehtë të verës, një ide e gjetur është përfshirja e karakteristikave të natyrës në çdo kënd dhe hapësirë të shtëpisë suaj. Mundësitë janë të shumta, mund të luhet me elementë të ndryshëm duke filluar nga detaji i perdeve, jastekëve deri tek mobiljet apo tapetet. Zgjedhja mbetet e juaja!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code