Skena, shkëlqimi dhe pasioni! Një rrëfim nga dama e Teatrit

Sot, me shumë keqardhje nuk mund të flasim për prezencën fizike të Teatrit Kombëtar, ndonëse ishte godina që fshikullonte të vërtetat mbi shpinat lakuriqe të atyre që artin e konsiderojnë si një biznes. Por, mund të flasim për artistë të talentuar, të mirëfilltë, të cilët kanë ndjekur rrugën e pasionit dhe të skenës, në forma të ndryshme.

Një prej këtyre artistëve, është edhe Berina Kokona, skenografe dhe kostumografe tejet e afirmuar, e cila mes Milanos dhe Tiranës, 2 vite më parë ka ndarë me ne këndvështrimet dhe angazhimet e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Berina Kokona është një skenografe, pedagoge dhe një “businesswoman” në karrierë. Prej disa vitesh ajo ka ngritur në volume të panumërta nën prespektivën e saj vepra teatrale dhe ka kontribuar për të rritur një brez të ri kostumografësh. Njëkohësisht, angazhimi i saj është për t’u marrë si një pikë referimi për të gjitha gratë dhe vajzat që dëshirojnë të jenë pjesë e botës së biznesit.

Megjithë modestinë që e karakterizon ajo thotë se pas një gruaje të suksesshme gjendet një burrë i zgjuar dhe shumë përkrahës. “E pyetur se si e sheh ajo raportin e saj me këto tre profesione?“, Berina thotë; “Në të treja këto fusha jam absolutisht shumë unë, nuk e ndaj dot asnjërën nga tjetra sepse secila prej tyre ka qenë derivat i formimit tim. Unë e kam filluar gjithçka duke pikturuar, pra larg të treja këtyre fushave, por njëkohësisht shumë afër për shkak se piktura është pikënisja e këtyre tre fushave. Në atë kohë as që e mendoja se do t’i realizoja të treja! Gjithsesi, duhet të them se gjithçka ka ardhur si një rrjedhë lumi, në mënyrë të papritur, por dhe shumë natyrshëm. Në vitin 2008, pas një eksperience të gjatë, unë u vendosa përfundimisht si pedagoge në “Faklutetin e Arteve” në degën e kostumografisë, aty ku arrita të kem edhe koshiencën se përballë studentëve të mi kisha shumë përgjegjësi. Kjo, edhe për faktin se kisha fituar një lloj statusi, unë kisha ekspozuar, kisha shfaqur ekspresionin tim për publikun, ndaj ndihesha e realizuar deri në ato momente.

Ky ishte hapi i parë, i cili do të pasohej nga teatri, si një sfidë e radhës me veten time, sepse deri në ato moment unë kisha preferuar të isha një personazh pas kuintave, duke i parë aktorët, regjisorët dhe figurat e skenës si qenie shumë interesante, por ende nuk kisha kuriozitetin që të jetoja në atë dimension të shoqërisë, kjo edhe për faktin se format i jetës sime në atë kohë ishte si nëna e një djali të vogël katër vjeç që vetëm pikturonte, por e kuptova që teatri ishte detyrim karshi vetes, karshi studentëve dhe sigurisht, karshi diplomimit tim. Kështu erdhi takimi im i parë me teatrin me veprën “Kopshti i Vishnjeve”, me regjisor Kiço London. Dëshira për të marrë një formim më të specializuar më bëri të mendoj për një shkollim jashtë vendit, ndaj iu drejtova Milanos dhe për disa vite kam jetuar mes Milanos dhe Tiranës. Në viti 2014, me një ftesë të Sesilia Plasarit regjisore së njohur dhe Hervin Çulit, do të sillja veprën time të parë në Teatër Kombëtar.

E pyetur nga Wendy Morava për mënyrën objektive me të cilin e shihte nivelin e teatrit dhe shfaqjeve që viheshin në skenë, Berina u përgjigj: “Më vjen mirë që ma bën këtë pyetje, sepse unë vërtet e kam parë me një sy shumë objektiv. Kam parë shumë shfaqje, madje të njëjtat shfaqje të vedosura edhe jashtë, shpesh kam patur njëlloj krenarie dhe shpesh një zhgënjim të madh, por mund të them me bindje se në këto vite në teatër ne kemi pasur shfaqe mjaft dinjitoze, që kanë qenë cilësisht të krahasueshme dhe një pasaportë e mirë për skenën tonë, e cila do të prezantohej në çdo vend dhe festival”.

E për projektet që ka pasur fatin të ndajë në skenën e teatrit, Berina na ka zbuluar atë me Andia Xhungën, një regjisore me të cilën kishte punuar edhe për veprën “Familja Toto”. Berina shprehej shumë e lumtur që do të bashkëpunonte sërish me Andian sepse kjo e fundit, është nga ato regjisore që kostumografja do të donte që të rritej gjithnjë e më shumë në karrierë dhe do ta shoqëronte në të gjithë këtë zhvillim të sajin artistik. Ka qenë një vepër shqiptare me titullin “Tag” dhe me autor Bashkim Hoxhën dhe Kokona shpresonte se do të vinte si një “dhuratë për syrin” dhe në fakt, ishte e bindur për këtë, sepse ka qenë një bashkëpunim me Genc Shkodranin si skenograf dhe Andian, që për këtë shfaqe kishte një koncept shumë simpatik.

Njëkohësisht, kishte nisur një projekt filmik, një punë shumë e madhe që përfshinte disa produksione si shqiptare dhe të huaja.