Stil dhe personalitet nga Blerina Shehu

Cila, cili është një ikonë mode për ju?
Nuk është në fushën e modës, por ka shumë stil dhe deri më sot nuk e kam gjetur asnjëherë “të papërshtatshme” dhe e kam fjalën për Amal Clooney.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Parfumi juaj i preferuar?
“Clinique Happy”, ky parfum bën tek unë ekzaktësisht efektin që ka dashur të realizojë krijuesi.

Rimeli juaj i preferuar?
Ai që fshihet pa t’u dashur të skuqësh sytë apo të hedhësh qerpikët në tokë, një markë mund të jetë Clinique Fit. Sa më larg rimelëve 24 orësh!

Veshja juaj e përditshme?
Shumë komode, kryesisht xhinse, por edhe fustane, ama nuk bëj kompromis tek këpucët e sheshta, qofshin atlete apo këpucë, sigurisht pa humbur feminilitetin.

Thënia jote e preferuar rreth modës?
Nuk jam një ndjekëse fanatike e modës. Mbështes filozofinë: “Stili është gjithmonë në modë”, ose siç ka thënë Coco Chanel (nëse e ka thënë), “Moda kalon, stili mbetet”.

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
Dr. Martines në këtë stinë. Janë përfekte për çdo rast, por siç thashë edhe këpucët e sheshta.

Stilisti i preferuar?
Më pëlqen shumë Alberta Ferretti por kuptohet, në garderobën time nuk ka anjë prej krijimeve të saj.

Aksesori që përdorni aktualisht, dhe ndonjë brand i njohur i bizhuve që ju pëlqen?
Aksesorët i përdor shumë, kryesisht unazat dhe vëthët në stil balinez.

Wishlist, çfarë të ka mbetur në mendje këtë vit, çfarë dëshiron të blesh?
E lexon Babagjyshi? Kam gjithçka që kam dëshiruar. 0 artikuj në wishlist.

Nësë do të zgjidhje një gjini artisike si më të preferuarën cila do të ishte dhe pse?
Në këtë moment do të zgjidhja fotografinë. Padyshim, e ndikuar nga periudha historike në të cilën jetojmë ku jemi të bombarduar nga imazhet. Por fotografia e mirë është si poezia në letërsi.

Letërsia e preferuar/ Titulli që të pëlqen më shumë?
Me pëlqen letërsia e përzierë me filozofinë dhe në këtë drejtim. Kam preferuar që herët letërsinë ekzistencialiste, por jo në variantin më nihilist të saj, por atë më optimist të Kamysë. E admiroj vetëdijen e plotë që “Njeriu” i tij ka në përpjekjen që të kuptojë dhe jetojë një jetë absurde, që edhe pse nuk ka “një kuptim jete”, ka bukurinë e përballjes me të çdo herë. Pastaj, dua shumë edhe poezinë, po këtu s’do dija të veçoja.

Kuzhina e preferuar?
Italiane, sidomos ajo e Italisë së jugut.