Stil dhe personalitet nga Enxhi Cuku

Enxhi Cuku aktorja simpatike 22 vjeçare që e kemi parë si protagoniste dhe moderator në ekranet vendase është një figurë shumë e dashur për imazhin “ujë dhe sapun” dhe qëndrimin shumë elegant. Ajo ka nisur karrierën e saj që në moshë të vogël, duke u bërë e njohur nëpërmjet filmit “Femrat”, me rolin kryesor si Ada. Gjithashtu Enxhi ka interpretuar në filmin Bloodlands, i cili është filmi i parë horror shqiptar. Nje projekt tjetër ku Enxhi luan si protagoniste është filmi “Bunker”,një dramë dashurie gjatë fundit të periudhës komuniste në vitet 80′.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Thënia jote e preferuar rreth modës?

“Mendoj se e bukura qëndron në çdo gjë. Çfarë njerëzit “normal” perceptojnë të shëmtuar, unë mund ta shoh si diçka të bukur.”

Alexander McQueen

Cila, cili është një ikonë mode ose stili për ju?
Mendoj se ajo ka qenë dhe do të mbetet një prej figurave me më shumë influence në botën e modës dhe kinemasë, Audrey Hepburn.

Cili është stili/ stilisti që karakterizon veshjen tuaj? 
Nuk kam një stil timin, jam gjithë kohes duke provuar, ndoshta ndikon dhe fakti që jam aktore. Më pëlqejnë shumë stile të ndryshme nga njera – tjetra, varet nga impenjimi i ditës, nga humori. Por në përgjithësi qëndroj shumë tek e thjeshta dhe komodja.

Autori juaj i preferuar?
Lexoj librat që lidhen me aktrimin, dhe në të shkruarin mbi aktrim më pëlqen Michael Caine.

Persoanzhi i preferuar që ke dëshirë të interpretosh?
Meqë po flasim për modë, stili i Kate Winslet “The Dressmaker”, njëkohësisht edhe interpretimi i saj në këtë film.

Parfumi juaj i preferuar?
Mendoj se stilit tim në tërësi i qëndorn më së miri një “Black Opium”,

Rimeli/ Set grimi, juaj i preferuar? 
Sigruisht unë nuk janë nga ato vajza që grimohem shumë, por mendoj se është më mirë të investosh në një produkt cilësor ndaj “Lancome” më pëlqen shumë.

Veshja juaj e përditshme, stili/ stilisti që e përfaqëson më së miri?
Unë synoj siç ju tregova edhe pak më lartë të kombinoj shumë stile, por mbetem tek thjeshtësia dhe linjat e pastra ndaj shpesh e gjej veten tek “Liu Jo”.

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
Më së shumti më pëlqejnë këpucët ballerina. Ndërsa këpucet më taka, janë shumë të bukura “Louboutin” klasiket.

Aksesori që përdorni aktualisht, dhe ndonjë brand i njohur i bizhuve që ju pëlqen?
Te bizhutë preferoj vetëm të jenë të bukura për syrin tim, nuk ka shumë rëndësi në qofshin firmë ose jo. Vathët që janë edhe aksesori që përdor më së shumti, i preferoj “Swarovski”, me pëlqejnë shumë linjat e tyre elegante.