Stil dhe Personalitet nga Mariza Ikonomi

 Cila, cili është një ikonë mode për ju?
Audrey Hepburn, shumë shik dhe njëkohësisht shumë rock.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Cili është stili që karakterizon veshjen tuaj? 
Stili im është i thjeshtë, karakterizohem nga xhinset, kqmishat dhe xhaketat e lëkurës. Sidomos të markës “Comptoir des Cotonniers”, “Zara” etj

Nësë do të zgjidhje një gjini artisike si më të preferuarën cila do të ishte dhe pse?
Muzikën Jazz, më pëlqen shumë stili i viteve 30 – 40 dhe veshjet që e karakterizojnë, ndjeshmëria që përcjellin tekset dhe muzika.

Filmat e Preferuar
Zakonisht më pëlqen të qesh dhe zgjedh filma komik ose biografik. Më pëlqen Woody Allen sepse përveç se një regjisor që di të luajë me të përditshmen ka edhe muzikën që më përshatet nëpër filmat e tij.

Thënia jote e preferuar rreth modës? 

“Eleganca është bukuria që nuk del kurrë nga moda.”

 

Libri i Preferuar
Një nga librat që ka mbetur gjatë tek mua është “Etja për Jetë” historia e Van Gogut nga Irving Stone.

Parfumi i Preferuar
Parfumi “Gucci Bloom”, gjykojeni vet tani.

Marka që përzgjedh për kujdesin e lëkurës?
Honney Bee

Rimeli i Preferuar
Lush

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
“All Stars” mbeten gjithmonë të preferuarat e mia edhe “Camper” po ashtu.

Veshja juaj e skenës
Mendoj se skena është shumë e rendësishmë dhe ka nevojë për vëmendjen e duhur. Unë punoj gjithmonë me stilistë. Po sigurisht një Valentino Red Dress apo një Giambattista Valli.

Aksesori që përdorni aktualisht ose e keni gjithmonë me vete.
Aksesorin që e kam të pandashëm është kapelja. I adhuroj kapelet kam një koleksion të madh!

Wishlist
Se di se kam menduar akoma, një studio me stil dhe profesionale ku të punoja me qejf për këngët e mia, por është e kushtueshme aq më tepër kur e mendon që unë gjysmën e vitit jam e ikur nga Shqipëria.