Stil & Personalitet nga Ersi Ngjela

Ersi është padyshim një ndër vajzat më të interesante të Tiranës, jo vetëm për stilin e saj, por edhe për pasionet e panumërta që ka financierja më e re e familjes Ngjela. E ardhur nga një familje investitorësh, Ersi duke se e respekton më së miri pozitën e saj, duke kontribuar për shoqërinë jo vetëm me foto dhe stil të veçantë, por edhe me projektet e sipërmarrjeve që presim të na surprizojnë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikona e Modës
Coco Chanel, Iris Apfel, Kate Moss janë tre nga ikonat e mia të modës. Duke qenë se dallohem si një feministe e madhe, më vjen ndërmend historia e Coco Chanel sepse solli një risi në botën e modës së atyre viteve. Dëshira e madhe e saj për ta lehtësuar femrën në jetën e përditshme, për ta bërë më të thjeshtë në stil, duke përshtatur copat që përdoreshin vetëm për veshjet e burrave.

Veshja e përditshme?
Nëse hapni faqen time të Instagramit do të lexoni “ErsiChic”, por kjo ka një kuptim të vetin. Mua më pëlqejnë të gjithë stilet: si chic ashtu dhe urban. Veshja ime varet nga inspirimi im i ditës, nga momenti. E rëndesishme për mua është mos të jetë vulgare. Kjo ka të bëjë me kulturën personale dhe vlerësimin që kam për veten.

Parfumi i preferuar?
Kam provuar me mijëra, por gjithmonë kthehem të dashuria ime e parë “OPIUM” nga YSL. Këtë ma kanë zgjedh para shume vitesh dhe jam e dashuruar!

Thënje

“Atje në qendër të gjithë mendojnë se kanë stil, por ata vishen thjesht me të zeza. Ky nuk është stil, është uniformë!”

– Iris Apfel

Rimeli i preferuar?
Dikur “Hypnose” nga Lancome, pastaj kalova të “Dior  Blackout”  një super rimel, por që thahet shumë shpejt! Ka dhe marka të lira si “Maybelline” dhe “The Colossal” që shpesh të nderojnë! Prandaj kush vazhdon të përdor rimel këto janë disa marka vërtet të mira!

Këpucët e preferuara”?
Çizmet “Balmain” i adhuroj dhe ato janë të preferuarat e mia në garderobën time. Pastaj, janë edhe këpucet e kuqe “Louboutin” që janë një torturë. I blen dhe mallkon veten kur i vesh, por janë shumë sensuale, këmba duket tmerrësisht e bukur!

Shopping?
Më pëlqen të paguaj për koleksione “limited edition”, ashtu siç e përmenda më lartë jo atë që kanë të gjithë.

Veshja e punës?
Casual, sa më thjeshtë, sa më rehat, si markë nuk ka asnjë problem edhe “Zara” është shumë mirë. Nuk me intereson veshja në punë, pasi kam gjëra më të rëndësishme për të menduar në punë sesa për veshjen.

Akseskorët e preferuar?
Vëthë, vëthë, vëthë dhe jo të thjeshtë, por të gjatë, të mëdhenj. I dashuroj vëthët e gjatë, prandaj nëse dikush do të më bëjë dhuratë, ta dijë mirë se me vëthët e gjatë nuk ka për të gabuar asnjëherë, sidomos nëse ato janë “Oscar De La Renat”! Pastaj, syzet e diellit, janë “my must”. Nuk mund ta imagjinoj dot jetën pa syzet e diellit.

WISHLIST
Nuk kam asnjë! Ndoshta me moshën ndryshon njeriu, por realisht jam totalisht e përqëndruar në udhëtimet e mia, të cilat janë pa diskutim pjesa më e rëndësishme e jetës sime dhe do të kisha një këshillë për të gjithë: “Udhëtoni, kurseni por udhëtoni sepse siç thotë shprehja: “Udhëtimi është e vetmja gjë që blen dhe të pasuron”.