Stili dhe apartamenti i Gaïa Weiss

Aktorja e talentuar Gaïa Weiss ka një stil shumë autentik, i cili konsiston me një ndërthurje shumë interesante mes elegancës dhe dëshirës për të përfshirë ngjyrat dhe kreativitetin në çdo look.
Weiss ka treguar për Vogue preferencat e saj në industrinë e modës dhe sigurisht, apartamentin dhe hapësirën që e frymëzon në çdo çast.


Njihuni me Gaïa Weiss
Aktorja ka lindur në Paris dhe i ati i saj është francez, ndërsa e ëma polake. Gaïa u rrit mes Francës, Anglisë dhe Polonisë. Që fëmijë e ka dashuruar përherë artin dhe ka marrë pjesë në balet klasik, si dhe në shfaqje teatrale, ku zhvilloi edhe pasionin për rolet e dramave dhe tragjedive. Në moshën 19-vjeçare iu bashkua kompanisë së Francis Huster dhe Akademisë së Arteve në Londër. Në të njëjtin vit iu besua roli i Mary, Mbretëreshës së Skocisë, i cili e katapultoi në karrierë. Më pas, u çelën shumë dyer dhe Gaïa e pamë në role si: “The Legend of Hercules”, “Vikings” dhe shumë të tjerë. Momentalisht vajza e talentuar është rikthyer në Paris për projektin e shumëpritur “The Bunker Game” i cili do të transmetohet në Netfix.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Stili i saj
Ashtu si kinemaja, edhe moda është një nga pasionet më të mëdha të Gaïa. Për të, përgjedhja e veshjeve është një proces i cili përmban shumë faktorë, por si gjithmonë kanë një të përbashkët: përshtaten plotësisht me humorin dhe rastin.
Gjatë ditës: xhinse, triko, funde, xhaketa dhe pulovra të bukura, me printe, të punuara handmade.
Në mbrëmje: një miks mes ekstravagancës dhe rehatisë.


Kujtimi i parë nga fusha e modës
Pasioni për “t’u fshehur” nga të tjerët rrjedh që prej fëmijërisë. Një prej aksesorëve që Gaïa nuk do e harrojë kurrë është një shall i së ëmës, i cili vendosej rreth kokës dhe qafës.


Dizajnerët e preferuar
Miu Miu, Chloe dhe Isabel Marant.

Pasionet
Përpos kujtimeve të bukura, Gaïa koleksionon edhe gurë ose objekte fatsjellëse, të cilat zakonisht janë edhe survenierë nga vendet që viziton. Gjithsesi, edhe veshjet nuk mbeten mbrapa dhe e preferuara e saj është një t-shirt e Harley Davidson, të cilën e ka blerë në një treg në Poloni kur ishte vetëm 12 vjeç.


Bizhuteritë
Gaïa i ka pasion bizhuteritë, por ato finet dhe diskretet. Vëthët dhe unazat janë të preferuarat e saj dhe momentalisht është e dashuruar me marka si: Llayers, Missoma dhe Xen Berg Jewelry.


Çanta
Në fakt, Gaïa është shumë praktike dhe i zëvendëson çantat me veshje dhe kur kjo nuk është e mundur, zgjedh nga garderoba e saj modelin e preferuar nga Miu Miu dhe Tory Burch me një prekje shumë bohemiane nga Isabel Marant.


Këpucët
Dy të preferuarat e saj janë çizmet klasike nga Dr. Martens ose Church ose mokasionit e Christian Louboutin. Nuk ka një të mesme.


Ikonat
Gaïa nuk ka një ikonë mode, por pëlqen stilin e Lou Doillon dhe të Clémence Poesy. Ndoshta është qasja e tyre lodineze dhe parisiane ajo që e josh aktoren, apo ideja se këto ikona janë elegante pa e u përpjekur fare.