Stili i artizanëve

Çdo ditë e më shumë industria e modës po kthen sytë nga punimet artizanale handmade. Dizenjuesve u është besuar një koleksion i tërë me çanta, të cilat kanë për bazë punimet me dru dhe e kthejnë stilin tuaj në natyralitet.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Çanta handmade “Camel Houndstooth Lunchpail” nga Cesta Collective
E krijuar nga duart e një dizenjueseje afrikane me lëkurë dhe kashmir, kombinon nuanca të ngjyrave, si kafe të lehtë, të errët dhe të zezë, duke errësuar gradualisht tonalitetin.
Çmimi: 375$

Çanta “Millie Woven” nga Cult Gala
Sjell kulturën braziliane dhe komoditetin e një çante shpine. E punuar me dru ahu të butë dhe lëkurë, definon stilin tuaj.
Çmimi: 98$



Çanta “Giorgia” nga Bembien
Për nostalgjiket e stilit bohemian mendon Bembien! E frymëzuar nga zakoni i piknikut rreth viteve 1960 në Francë, çanta “Giorgia” është sa delikate, aq edhe e rehatshme. Përmasat e saj janë relativisht të mëdha dhe detajet mbresëlënëse.
Çmimi: 650$



Çanta “Saddle Moreau” nga STAUD

E punuar totalisht me lëkurë kafe dhe e shtuar me detajin e rrjetës bezhë, çanta “Saddle Moreau” synon të kombinojë veshjën e kujtdo që guxon!
Çmimi: 375 $

Çanta “Vander Clutch” nga Bakari
Risjell një dizenjo shumë të veçantë dhe është e punuar me dru bambuini. Çanta “Vander Clutch” është padyshim investimi i duhur, i cili nuk ju lë kurrë në baltë!
Çmimi: 1320$

Çanta “Kala Tote” nga Ulla Johnson
E krijuar handmade në Peru, kjo çantë është 100% pambuk, me grimca diamanti dhe e pajisur me mbajtëse gold metalike.
Çmimi: 475$