Stili neoklasik i Hotel Diplomat

Ndryshimet më të fundit në hapësirën e brendshme të interiorit të hotel Diplomat i ashtuquajtur “i vjetër”, kanë sjellë një pamje të re të kuruar të këtij në çdo kënd të kësaj ndërtese që ndodhet në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit. Ruajta e tonaliteteve neutrale, larmia e copave të mëndafshit, dritaret, pasqyrat, pikturat e shumta si dëshmi e origjinalitetit janë vetëm disa nga risitë që ofrojnë ndryshimet më të fundit në hotel Dipomatin e vjetër të realizuara nga “Archimeds Studio” 

Hotel Diplomat ‘i vjetri’ filloi rinovimin e tij në fasadën e jashtme, në zonën e restorantit dhe gradualisht në të gjithë pjesët e tjera, dhomat, tarracën, oborrin e jashtëm. Ndryshimi ishte radikal, por ai ndodhi vetëm pasi ishin kuptuar mirë format, hapësirat, tradita e tij. U hoqën muret rrethuese, në të dy krahët që shikojnë nga rruga dhe kjo lëvizje zbuloi objektin që po ndryshonte në dritë. Fasada u pasurua me elemente dekorativ të spikatur në forma, ndërsa linjat e përdredhura që rrethonin dritaret u shtuan duke i dhënë dinamikë, karakter dhe elegance. Çdo pjesë e fasadës imagjinohej si do të ndriçohej hap pas hapi.  U shtuan vazot me lule të varura, kapotinat që mbulojnë dritaret dhe në fund streha me xhamin me ngjyrë që plotëson hyrjen e restorantit. Në tarracë u vendos tenda e ndriçuar me gjelbërimin dhe vazot terrakotes, bashkë me guzhinën e vogël që plotëson dekorin dhe konceptin e këtij hoteli vilë në mes të qytetit. Ngjyrat neutrale të fasadës me tone të lehta nuk dëmtojnë plastiken dhe relievet që dielli spikat gjatë ditës, ndërsa ndricimi e bën lojën e hijes dhe dritës gati për orët e mbrëmjes.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

INTERIORI
Pjesa e mobilimit të restorantit dhe dhomave ishte një pjesë tjetër e risive që u aplikuan në projektin rinovues të hotel Diplomat i vjetër. Janë përzgjedhur copa delikate dhe të mëndafshta me tonalitete të ndryshme dhe të pasura në përbërjen e tyre. Çdo mobilje eksistuese u trajtua me kujdes të veçantë për të ruajtur origjinën, duke u trajtuar me vajëra  e duke u lënë në ngjyrat natyrale të drurit kombinuar me kadifet e ndryshme.  Muret e brendshme ndoqën logjikën e atyre të jashtme duke e bërë homogjene kontekstin e vilës hotel. Ndriçimi i dedikuar, dyshemeja e errët, tonet e ngrohta, koleksioni i pikturave, mobiljet e pasqyrat  krijuan një situatë unike, e cila erdhi si rezultat i ruajtjes me fanatizëm të asaj çka është tradita e hotel Diplomat.