Suela Bako në 10 Pyetje nga Elegance

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Në shtëpi, po lundroj ne internet në laptop-in tim, në kërkim të risive, librave, kërkimeve që janë shumë të rëndësishëm për punën time.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi për të filluar studimet në Masterin për Film e TV, i cili më dha mundësin ta njoh më thellë këtë botë magjike.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Cila është blerja juaj e fundit?
Një pulovër e thjeshtë “H&M”, të shpenzuarit për mua është një gjë që e bëj me kënaqësi si çdo grua tjetër, por nuk është ë thënë të jetë detyrimisht një markë e shtrenjtë, sigurisht edhe ato më joshin.

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kur sapo kam rekëllyer një gotë, bëhem e lumtur dhe kur jam e rethuar me njerëz që nuk më lumturojnë. Pastaj lumturia e vërtetë është kur jam me familjen time, larg botës.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Shpesh, sidomos kur nuk kam punë për të bërë. Gjej punë nga hiçi si e si, të mos kem kohë të mendoj shumë.

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Dinjitetin, familjen, pasioni për artin, të bukurën dhe estetikën që të gjitha këto së bashku më përfaqësojnë.

Cili është personi që i dedikoheni më gjithçka keni?
Mamës sime, të mirat dhe të këqijat e mia kanë emrin e saj, çdo ditë i ngjaj më shumë.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Nuk është në natyrën time të them “nuk e bëj kurrë” por patjeter, shpirtin tim nuk do e shisja për asgjë në botë.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Të shkelesh të drejtën e tjetrit për të jetuar dhe kur them për të jetuar, nuk kam parasysh vetëm jetën si nocion fizik, por të shkelurit e lirisë së tjetrit për ta jetuar jetën në cilësinë që meriton.

Cili është qëllimi juaj në jetë?
Të rris fëmijë që të jenë qytetarë të denjë, e me pas të lë një gjurmë (përveç fëmijëve që janë gjurma ime më e mirë.) Disa kohë më parë kam shkruar dy rreshta që mbase i japin përgjigje pyetjes suaj;

Dëgjo, qesh!
Sa here të jesh e dëshpëruar,
Sa herë gjërat shkojnë nga s’e kishe menduar,
Sa herë të vjen të kesh atë që dot s’e ke
Sa herë miqtë të dalin të praptë e të pa fé,
Sa herë që dashuron një rreze dielli a re
Sa herë që të trondisin me shaka pa fre,
Sa herë që të tradhëtojnë keqazi pas krahëve
Sa herë që s’ta kthejnë pas atë që ti u dhe!
Sa herë duhet të ndahesh nga ata që fort i do.
Sa herë që s’do të falësh e nuk thua dot “jo!”

Qesh!
Të paktën askush s’do e marrë vesh
Që je lënduar për dreq…