“Sun of Sound”, ekspozita që bën bashkë të gjithë emrat e mëdhenj të rock.

Printe në ngjyra bardhë e zi, artistët më të famshëm të skenës së Rock’n’Roll dhe skenat elektrizuese, vijnë në një ekspozitë të jashtëzakonshme në galerinë “Almine Rech”, Shanghai. Një rrugëtim fantastik në ciklet më intime të kreatorit dhe fotografit, i cili sjell në një mënyrë magjike vibe-n e muzikës më të bukur.
Hedi Slimane, drejtori artistik i “Celine”, i njohur për frymëzimet e tij nga Rock i viteve ’70, ka një tjetër pasion, të cilin e ka kultivuar qysh në moshën 11-vjeçare. Ky pasion merr jetë dhe na servir “Sun of Sound”, vezullimin më të ndritshëm të tingujve të kitarave të artistëve më të mirë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Amy Winehouse, Lou Reed, Pete Doherty, Brian Wilson, Keith Richards e shumë të tjerë, nën lenten e Slimane, nën magjinë e thjeshtësisë, intimitetit dhe njerëzore. Fotot e rralla nuk kanë dalë kurrë nga studioja e artistit dhe kjo është një vlerë e shtuar për ekspozitën.
Hedi shprehet se i adhuron fotot e thjeshta, të cilat nuk pretendojnë të sjellin një jetë fallso, përkundrazi, rreken të tregojnë karakterin e vërtetë të personit që po qëndron përballë aparatit. Pjesa më e madhe e fotove të Hedi-t janë pikërisht muzikantët, kjo sepse muzika gjen një vend shumë të rëndësishëm në procesin e tij kreativ.
“Sun of Sound” do të qëndrojë në galerinë “Almine Rech” deri në 30 prill.