SUNDANCE, festa spektakolare që po i mbledh të gjithë në Folie Marine!

Resorti prestigioz i rivierës shqiptare në Jalë, Folie Marine, çdo sezon veror konfirmohet në vendin e parë sa i përket kushteve, pamjes, shërbimit dhe argëtimit në listën e ambienteve të pushimit në Shqipëri.

Të kalosh pushimet në Folie Marine është status, tregon që ke shije dhe respekt për veten. Asgjë për të pasur zili nga resortet në Mykonos apo Ibizia dhe këtë, drejtuesit e Folie Marine e kanë arritur duke sjellë ide të reja çdo sezon.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Këtë vit, çdo të diel, në perëndim të diellit, në tarracën e mrekullueshme të Prive Folie Marine, mbështetur në shkëmb dhe mbi detin blu, DJ të famshëm botërorë do të shoqërojnë perëndimin e diellit deri në orët e vona të natës me SUNDANCE. Një festë spektakolare, e thjeshtë, me energji pozitive dhe që nuk është parë në asnjë vend tjetër në Shqipëri!


Perëndim, pije, njerëz të bukur dhe muzikë fantastike! Përbërësit e SUNDANCE Folie Marine, që kanë ideuar një festë për të cilën flasin të gjithë dhe presin me padurim ta përjetojnë.


SUNDANCE party është qershia mbi tortë e kënaqësive në Folie Marine, Jalë, parajsës së jugut shqiptar.