Super eventi i Mektrin Motors –Volvo në Tiranë

Mektrin Motors prezantoi për herë të parë në tregun shqiptar, modelet e reja S90 të Volvo. Me shumë të ftuar special, personalitete publik, klientë, përfaqësues të Volvo , si edhe Ambasadorin e Suedisë për vendin tonë, të gjithë të pranishmit përjetuan eksperiencën e re të një prej markave më inovative në botë, Volvo. Z.Edmond Shahini, President i Mektrin Motors është duke investuar dy milionë euro në show rom-in e ri që do i dedikohet vetëm modeleve të makinave Volvo dhe i cili do të jetë gati për klientët në fund të 2016-ës.