“Të xhirosh dhe të prodhosh nuk është një profesion, ka të bëjë më shumë me pasionin dhe argëtimin. Sigurisht, procesi mund të jetë i vështirë, por në fund të ditës, të dhuron kënaqësinë më të madhe”, – kështu u shpreh Taika Waititi dhe në fakt, kjo është motoja që duhet të ndjekë çdo krijues në botën kinematografike.
Pasioni dhe talenti janë udhëheqësit e dialogistit, aktorit, komedianit dhe regjisorit nga Zelanda e Re, i cili ka “rrëmbyer” edhe statujën e çmuar Oscar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeta
Taika David Cohen, i njohur ndryshe edhe si Taika Waititi, ka lindur në 16 Gusht të vitit 1975, në Zelandën e Re.
Ai u rrit në pjesën perëndimore të Zelandës nga i ati, një artist i cili dashuronte edhe fermën dhe nga një nënë e cila mbante profesionin e mësueses.
Kur ishte vetëm 5 vjeç, prindërit e tij ndahen dhe Taika u rrit nën kujdesin e së ëmës. Ai ndoqi studimet në universitetin “Victoria” dhe u diplomua në fushës e artit, në vitin 1997.
Në filmat dhe shkrimet e tij, përdori mbiemrin e trashëguar nga e ëma, Cohen, ndërsa për krijimet me efekte vizuale, përdori mbiemrin e të atiti, Waititi. Më në fund, vendosi të njihej si Taika Waititi pas suksesit të filmit të tij të parë, me metrazh të shkurtër.

Karriera si komedian
Ndërkohë që ndiqte ritmin e studimeve, Waititi ishte anëtar i ansamblit “So You’re a Man” dhe ndoqi me shumë sukses turet e komedisë në vendlindje dhe në kontinetin australian.
Karriera e tij nisi edhe si dialogist, ku fitoi çmimin e parë për “Scarfies”, filmin e tij me buxhet të ulët. Gjithashtu, iu besuan edhe role dytësorë në filmat “Snakeskin” (2001), në serialin “The Strip” dhe në prodhimin e filmit me superheronj, “Green Lantern”.
Më pas, do të luante rolin kryesor në filmat e tij “Boy” dhe “What We Do in the Shadows”.

Karriera si regjisor
“Two Cars, One Night” ishte filmi me metrazh të shkurtër, i cili i mundësoi edhe nominimin për Academy Award. Kështu, lindi edhe karriera e suksesshme si një regjisor që do të dashurohej nga publiku.
2 vite më vonë, do të prodhohej “Eagle vs Shark” (2007) dhe do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm në publik.
Waititi nuk njihte asnjë limit, apo ditë pushim, ndaj në të njëjtin vit solli një tjetër kryevepër, “Fight of the Conchords”, për të vijuar më pas me “Boy”, filmin që e katapultoi drejt famës dhe suksesit.
“Boy” u nominua për Çmimin e Madh të Jurisë dhe pati reagime tejet pozitive dhe u prit me shumë emocione nga publiku, ndaj mund të themi se pati një sukses të padiskutueshëm.
Në vitin 2011, Waititi drejtoi seritë “Super City” dhe pas 2 viteve, “dora e tij” u ndje edhe në dialogun e dokumentarit komik “What We Do in the Shadows”.
Duket se në botën e kinemasë, Waititi njeh vetëm një rival, vetveten!
Me “Hunt for the Widerpeople” theu rekordin e tij. Filmi është bazuar në veprën “Barry Crump” dhe flet për një djalë të ri dhe një burrë gërnjar, të cilët vrapojnë pafundësisht në një pyll.
Disnay do ta vlerësonte pafundësisht dhe do t’i besonte tekstin e “Moana”, një prej filmave më të suksesshëm të gjigantit të kinemasë së animuar. Waititi “përdori” asin nën mëngë, duke e referuar filmin në vlerat e familjes dhe të altruizmit.
Viti 2017 do t’i sillte projektin më të madh të karrierës, ku për herë të parë, Waititi do të ishte regjisor i “Thor: Ragnarok”, për të arritur në suksesin e padiskutueshëm që i dha skripti i “Jojo Rabit”, kryeveprës që solli diktatorin Adolf Hitler në fëmijërinë e tij të hershme, me mikun imagjinar dhe “lojën” e bukur që e ëma bën, duke fshehur një vajzë çifute në shtëpinë e tyre.
Best Adapted Screenplay ishte vlerësimi maksimal, duke e bërë Waititi-n kandidatin dhe fituesin e parë me prejardhje indigjene në këtë kategori.
Por, publiku e adhuroi në sagën e “Star Wars”, në serinë pilote “The Mandalorian” ku padyshim talenti, komikja dhe imagjinata u ndërthurën mjeshtërisht, për të emocionuar çdo brez.

error: Content is protected !!