Traditat e Vitit të Ri që sjellin fat

Viti i Ri kremtohet në të gjithë botën, si një festë që shënjon fundin e një viti dhe nisjen e një kapitulli të ri, plot mundësi të reja. Si çdo festë, edhe kjo natë speciale gëzon tradita të cilat besohet se sjellin fat.

Në mesnatë, në vigjilje të vitit pasardhës, duhet të konsumoni 12 kokrra rrush, për çdo muaj të vitit, duke shprehur një dëshirë të veçantë që fati i mirë t’ju ndjekë kudo.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Mbani gjithnjë para në xhep, që të keni një vit të ri, plot mirëqenie.

Të gjitha dritaret dhe dyert lihen hapur që të dalin jashtë të gjitha ndjesitë dhe përvojat negative dhe t’u lihet “porta” e lirë eksperiencave pozitive.

Puthni personat e dashur në mesnatë, që dashuria dhe afërsia të zgjasë gjatë gjithë vitit.