Ndërkohë që historia përsëritet, parahistoria kthehet në art.
Në zemër të Tiranës ndodhet një “shpellë” e cila bën art në gatim dhe në interior. Parahistoria, vinoteka e mrekullueshme dhe kulinaria e pasur ndërthuren në “Tribe”. Shumë e ngjashme me shpellën Chauvet, edhe restoranti më unik në Tiranë, zgjedh të dekorojë hapësirën e tij me piktura predatorësh dhe “viktimash” parahistorike.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dekori
Lloje të ndryshme kafshësh, si: luan, dem, dashë, mamuthë e njerëz primitivë mbushin muret e restorantit, duke ofruar një pamje spektakolare. Vijat abstrakte dhe brirët e kafshëve, e veshin me sharm, unikalitet dhe mister, hapësirën e restorantit.
Duke i qëndruar besnike histories, “Tribe” dekoron tryezat e saj me kristale shumë të veçanta, karriget me guna të rehatshme, “shilte” me motive dhe ngjyra të larmishme dhe sipërfaqen me qilime handmade.
Materiali i drurit është prezent në të gjithë dekorin; që prej hyrjes, ku tavolina e madhe e zezë jep imazhin sikur është e shkrirë, e deri te dekori i përgjithshëm i restorantit.
Dritat janë neutrale dhe interiori është i mahnitshëm, duke e bërë “Tribe” një nga destinacionet e preferuara.

Ngjyra dominuese është ajo e bojëqiellit, ku tavani është një ndërthurje mes kësaj ngjyre dhe figurave të kafshëve dhe njerëzve.
Logoja është mëse e zgjedhur dhe i përshtatet ambientit. Brirët e një demi çelin restorantin dhe më pas ju ndjekin në sipërfaqen kryesore.
Ujëvara, kristale, tavolina tipike druri, dekore si heshta dhe parzmore, ju shoqërojnë gjatë vizitës tuaj në “Tribe”, ku do të ndiheni sikur keni përjetuar një eksperiencë të paharrueshme dhe një kthim në historinë e largët, ku kafsha dhe njeriu ishin predatorë.
Ballina kryesore e “Tribe” ju prezanton me kuzhinën tejet të pastër, e cila është dekoruar me prazmore parahistorike. Në të djathtë të kuzhinës ndodhet një pasuri e tërë me verëra të kuqe, gati për t’u kombinuar me pjatat që serviren. Verëra nga më të ndryshmet për çdo adhurues të tyre!

Kulinaria
Duke marrë parasysh traditën dhe arredimin e “Tribe” filozofia e kulinarisë konsiston me përpunimin e mishit sipas karakteristikave, shijes dhe elementeve të lashtësisë. Me një ndërthurje shumë profesionale e teknikave tradicionale me prodhimet më të mira në tregun shqiptar dhe atij ndërkombëtar, “Tribe” fokusohet në ofrimin e lëndës së parë, perimeve organike dhe prodhimeve të territorit. Mishi më i mirë vendas regjet në kuzhinën e mrekullueshme dhe serviret i gatuar thjeshtë (filozofia e lashtësisë), me profesionalizëm, duke ruajtur çdo shije dhe vlerë ushqimore. Recetës i shtohet edhe shumë përkujdes dhe dashuri, në mënyrë që karakteri i rajonit të prejardhjes së produktit të shfaqet sa më bindshëm në aromë, shije dhe pamje.

Teknika e “Regjjes së Mishit” (DryAged) kryhet sipas standardit ndërkombëtar. Mishi ruhet për një periudhë kohore të caktuar, në një dhomë të caktuar posaçërisht për këtë proces. Në këtë standard përfshihet edhe kontrolli i vazhdueshëm i temperaturës, lagështisë, qarkullimit të ajrit dhe nivelet bakteriale, me qëllim që të arrihen rezultate të jashtëzakonshme dhe të përmbushen pritshmëritë jo vetëm të shefave të kuzhinës, por edhe të klientëve. Për “Tribe” është primar që secili të shijojë eksperiencën e arredimit dhe të stafit profesional, por veçanërisht atë të ushqimit, pasi “Ushqimi është ingridienti më special që na lidh bashkë që prej lashtësisë”.

error: Content is protected !!