Tulum, miks mes bukurisë mahnitëse dhe prakticitetit të natyrës

Një qytet mahnitës, i “fshehur” në brigjet e detit të Karaibeve, mes mureve të larta, arkitekturës unike dhe xhunglave të egra! Po flasim për Tulum, një prej qyteteve të fundit të banuar nga fiset Maya, i cili i mbijetoi pushtimit 70-vjeçar që Spanja i bëri Meksikës.


Sipas studimeve, qyteti më parë mund të jetë emëruar Zama (qyteti i agimit), pasi orientohet drejt lindjes së diellit dhe kundron brigjet e kaltra të Karaibeve. Më pas mori emrin “Tulum” (mur, gardh), pasi qyteti njihet për muret e larta, të cilat kanë shërbyer për t’u mbrojtur nga pushtuesit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Arkitektura
Tulum shquhet për arkitekturën tipike të fiseve Maya dhe karakterizohet nga ndërtesa të ulëta, me bazë substrukurore. Ajo çka vihet re janë portat e mëdha dhe prezenca e shumë dritareve. Një dhomë, minimalisht ka dy dritare, të cilat arredohen me perde karakteristike.

Sot, Tulum është një prej qendrave më të rëndësishme, e cila falë atraksioneve mbresëlënëse, tërheq shumë turistë. Tulum ofron një mori atraksionesh fantastike, të cilat ia vlen të vizitohen. Në Elegance ju sjellim disa prej ndërtesave më të njohura (të shkuara dhe të tanishme), të cilat miksojnë natyrën dhe prakticitetin, sipas traditës tulumiane.