Vip-at në inagurimin e dyqanit Aurela’s Couture

Në një mbrëmje të ideuar plot surpriza dhe të ftuar VIP, show girl simpatik Aurela Hoxha, promovoi nismën më të re në biznes. Një dyqan me fustane nusërie nën emrin “Aurela’s Couture”, tanimë është pjesë e butikëve më të rinj të kryeqytetit, ku shumë femra mund të drejtohen për të zgjedhur fustanin ideal, në ditën më speciale tyren. Në këtë event, morën pjesë shumë miq të Aurelës, të cilët i përkasin botës së televizionit, spektaklit, si Enada Hoxha, Klodiana Shala, Soni Malaj, Evi Reçi, etj.