Virgjëresha holandeze nga Marente de Moor

Nis kështu, me një letër, me një premtim të papërmbushur dhe një peng të së shkuarës…

I dashur Egon, kjo letër nuk ka nevojë për pullë dhe me siguri që nuk do të mbetet pa u lexuar, sepse po ia besoj sime bije, e cila do të kujdeset që ti ta hapësh. Ka kohë që nuk pres më përgjigje prej teje, por zemra më gufon për faktin se po njeh njeriun më të dashur që kam në jetë: Janën, e cila u lind në atë kohë të dështuar, sipas teje…Ky është romani i shkrimtares holandeze Marente de Moor, Virgjëresha holandeze, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për vitin 2014. Një roman i jashtëzakonshëm që flet për kufijtë, sepse ngjarjet vendosen në një zonë mes Holandës dhe Gjermanisë; sidoqoftë, nuk flitet vetëm për luftën, por edhe për dashurinë dhe të përditshmen, histori që asokohe mund t’i kenë ndodhur kujtdo. Është pragu i një lufte, asaj së dytës, megjithatë, siç thotë edhe vetë autorja, njerëzit jetonin të qetë, dashuronin, ndiqnin modën dhe pa dyshim që nuk i kalonin mëngjeset duke folur vetëm për Hitlerin. Autoren e këtij romani me “fjali të skalitura bukur”, kritika e ka cilësuar si “një zë të pazëvendësueshëm në letërsinë moderne europiane”. Rrëfimi delikat dhe fjalitë e pasura, me siguri që nuk do të kishin ardhur aq bukur në shqip pa talentin e një përthyeseje si Albana Shala, gjetjet e së cilës kanë bërë që romani të tingëllojë si një poezi.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code