I pari që sjell një frymë totalisht të re në arkitekturë, i pari arktitekt me origjinë kineze i cili fiton një çmim prestigjoz si Pritzker dhe i pari që revolucionon arkitekturën kineze!
Wang Shu është një arkitekt i jashtëzakonshëm, i cili risjell bazat e traditës në një mënyrë tejet origjinale. Dashuria për urbanistikën, mjedisin dhe koncepti i tij mbi rrënjët e thella dhe universale të arkitekturës, e kanë kthyer në një artist tejet të vlerësuar.

Jeta
Wang Shu ka lindur në 4 Nëntor, 1963, në Urumqi, një metropol i madh i Kinës. Që prej fëmijërisë, Shu i kishte shumë të qarta vizionet dhe pasionin e tij, ndaj nisi t’i përkushtohej totalisht pikturës, e më pas artit, në të gjitha format e tij. E ëma, artdashëse dhe adhuruese e librave, i krijoi akses të plotë në bibliotekë dhe e prezantoi me letërsinë botërore. Autorë të shumtë të cilët ndryshuan përgjithmonë letërsinë, thelluan idenë e një fëmije kurioz për të ndryshuar botën, ose të paktën arkitekturën.
Wang Shu u rrit, po ashtu edhe pasioni për pikturën e arkitekturën, ndaj falë këmbënguljes së prindërve, zgjodhi të studiojë në degën e arkitekturës në institutin “Nanjing Institute of Technology”. Në vitin 1988 u diplomua dhe ishte mëse gati të niste një karrierë që do t’i ndryshonte jetën jo vetëm arktitektit të ri, por edhe qyteteve të shumta.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Karriera
Një vit pas përfundimit të studimeve, Wang do të dizenjonte “Youth Center”, për të vijuar me të tjera objekte të përkryera.
Pas 10 viteve, kur jeta e Wang kishte marrë rrjedhën e duhur dhe ishte martuar me arkitekten Lu Wenyu, së bashku krijuan studion e arkitekturës. Ndonëse një hapësirë e vogël, studioja ishte tejet profesionale dhe fillimisht iu besuan një sërë rikonstruksionesh në kuadër të rehabilitimit të lagjeve të vjetra.
Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Shu do t’i propozohej një pozicion si profesor në “Akademinë e Arteve”, ku pas 3 viteve do të kryesonte dhe do të udhëhiqte Departamentin e Arkitekturës.
Në vitin 2000, Wang dizenjoi librarinë e “Wenzheng College”, ku u vlerësua maksimalisht me Architecture Art Award of China. Më pas “Five Scattered Houses” në Ningbo do të vlerësohej me Holcim Award for Sustainable Construction.
Sukseset e Shu, Wenye dhe firmës së tyre të arkitekturës janë të panumërta, nominimet për çmime dhe fitoret gjithashtu.
“Apartamentet Vertikale” do të nominoheshin në rang ndërkombëtar dhe do të ishin pretendente për çmimin International Highrise.
“Ceramic House”, “Tiled garden”, apo “Ningbo Tengtou Pavilion” do të ishin të tjera krijime nga mendja e ndritur e një arkitekti brilant.
Në 2008, Shu përfundoi Muzeun “Ningbo” dhe mund të themi se është një kryevepër. Për 4 vite, arkitekti kinez punoi intensivisht, duke ricikluar materiale të cilat i dhanë formën e maleve, duke e afruar fasadën e muzeut me natyrën. Në vitin 2009, muzeu fitoi çmimin më prestigjoz në Kinë, atë “Lu Ban”.

Të tjera projekte të mahnitshme që i dhuruan edhe çmimin Pritzker janë: kampusi “Xiangshan” të Akademisë së Arteve në Kinë dhe “Old Town Conservation” në rrugën “Zhongshan”.

Nga kritikët e artit, krijimet e jashtëzakonshme të Wang Shu janë konsideruar si shtigje drejt horizonteve të reja, të cilat vërtiten mes memories, kujtimeve, së shkuarës dhe së tashmes e bashkëkohores.
“I aftë të kombinojë talentin me inteligjencën, Wang ka kaluar nëpër një proces të gjatë, ku arkitektura e tij ka ndryshuar shumë, duke ardhur më minimaliste dhe më “e pjekur”, – do të shpehej juria e cila e nderoi me çmimin Pritzker.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!