Tinos është një ishull i vogël të cilin mund të mos e keni dëgjuar kurrë. Për më tepër, ndodhet vetëm 15 minuta larg magjisë së Mykonos, destinacionit më të lakmuar në Greqi. Ishujt ndodhen përballë njëri-tjetrit, por kanë fate kaq të ndryshëm, ku duket se popullariteti i Mykonos e ka eklipsuar peizazhin fantastik që ofron Tinos.

I njohur si një “ishull religjioz”, Tinos ofron shumë më shumë se kisha shumë të bukura. Art, kulturë, kulinari dhe një vilë fantastike, të gjitha për ju!
Nëse doni të dëgjoni dallgët e detit që përplasen në brigje dhe shkëmbinj, apo këngët e pulëbardhave, kjo vilë është ajo që ku duhet. Përreth ishullit do të njiheni edhe me traditat e vjetra dhe doket e banorëve të ishullit, të cilët merren me poçari; amvisat lajnë teshat në natyrë dhe fëmijët mbathin sandalet dhe luajnë të patrazuar nga bota që vijon të evoluojë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në zemër të ishullit ndodhet Xinara House, një vilë me interior dhe eksterior fantastik, e cila mikson mrekullisht ngjyrat, traditën dhe luksin. E projektuar nga Susan dhe Peter Martson, vila “e egër dhe e vërtetë” identifikon më së miri ishullin dhe bukurinë e tij.

Çifti britanik ranë në dashuri me Tinos dhe nuk mund ta neglizhonin potencialin e Xinarës, një shtëpi e cila ishte ndërtuar në shekullin e XVII-të. Resataurimi dhe shija e hollë e Susan dhe Peter, i sollën ishullit një tjetër frymë dhe krijuan Xinara House.

Interior & Eksterior
Kombinimi i ngjyrave të forta dhe pastërtisë së ngjyrës së bardhë (zakonisht paleta blu dhe e bardhë) ndërthur stilin vintage dhe atë bashkëkohor. Pikturat e Dan Hillier, divani komod dhe i veçantë i Rachel Whiteread dhe printet fantastike të Gilbert & George arredojnë plot stil interiorin e vilës.

Sigurisht, nuk mungojnë objektet që sjellin çdo cep të globit në Xinara, por edhe krijime handmade nga artizanët vendas.
Një prej hapësirave më relaksuese të vilës është veranda, një arratisje e bukur dhe paqësore, e cila ju lejon të shijoni një gotë verë dhe të prisni perëndimin magjik, ku dielli puth horizontin. Magjia dhe sharmi i një ishulli të fshehtë, vetëm për ju!

Kulinaria
Kur pushoni në vilë, do t’ju gatuajë me shumë dashuri Agnesa, një amvisë shumë e dashur e cila ju mirëpret me një mëngjes shumë të shijshëm, me sallatë frutash dhe prodhime tërësisht bio.
Limonat, ullinjtë, frutat dhe bimët medicinale, plot aromë do t’ju mbushin mushkëritë dhe do t’ju bëjnë të admironi edhe më shumë Tinos.
Shefat e kuzhinës anë e mbanë fshatit do t’ju servirin gatime endemike dhe të mrekullueshme, duke i qëndruar besnikë shijes mesdhetare, por duke miksuar edhe traditën e Tinosit.

Ushqimi dhe varietet ndryshojnë sipas stinëve, por ajo që mbetet është mikpritja, ngrohtësia dhe peizazhi mbresëlënës i ishullit.

Përpara se të largoheni nga ky destinacion të cilin nuk do ta harroni kurrë, provoni patjetër lepurin “stifado”.

error: Content is protected !!