Receta nga Melograno

Të shijshme, të shëndetshme, një menu e pasur me ushqime të përgatitura nga master chef-at, Miklovan Zeqo dhe Uan Vogli. Nga antipastat me prodhime deti, tek produktet e marinuara dhe ëmbëlsirat. Gatime që mund të përgatiten nga ju amvisa për t’i dhënë sa më shumë larmishmëri tryezës suaj. Ju bëftë mirë!

Marinato

Përbërësit:

100 gr Barbun

100 gr Karkaleca

100 Kocë

100 gr Salmon

100 gr Peshk shpatë

50 gr sallata të ndryshme sipas dëshirës

Fruta pylli

Lakër e kuqe

Finok

Qepë

0.8 litër vaj ulliri

 

Përgatitja:

Përpara se të fillojmë përgatitjen marrim salmonin dhe peshkun shpatë që e kemi marinuar me kripë dhe sheqer për një ditë dhe i vendosim në enë të ndryshme. Më pas marinojmë karkalecat me fruta pylli. I marrim të gjithë  përbërësit dhe i vendosim në enë të ndryshme.  Për dekorim përdorim sallatë jeshile, lakër  të kuqe, finok dhe qepë. Në perfundim i hedhim pak vaj ulliri.