“Tre Tenorët” sjellin një ceremoni e jashtëzakonshme për lumturimin e Nënë Terezës

“Tre Tenorët” do të vijnë shumë shpejt, më 19 tetor 2023, me një ceremoni të jashtëzakonshme, me rastin e lumturimit të shenjtores sonë, Nënë Terezës. Në një mbrëmje të paharrueshme gala, tenorët e famshëm: Armando Kllogjeri, Granit Musliu dhe Ismet Vejseli, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të dhurojnë një shfaqje të papërsëritshme.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kjo mbrëmje magjike ka dhe një të ftuar speciale, sopranon e famshme amerikane, Catherine Wethington, e cila do të performojë “Himnin për Nënë Terezën, një kryevepër e kompozuar nga Lorenc Antoni dhe Genc Tukiqi.

 

Pjesë e eventit do të jenë edhe aktori Gëzim Rudi, pianistja Ardita Bufaj dhe “Kori i të Rinjve të Tiranës”, i drejtuar nga Bujar Aliu.

 

Eventi është mbështetur nga Qendra Kulturore e Shqipërisë dhe Credins Bank dhe do të zhvillohet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, më 19 tetor, ora 19:00.

 

Producenti është Edomd Tullumani, artist i apasionuar pas operës. Prej vitesh ai ka qenë tenor dhe tanimë është producenti i koncerteve klasikë në Tiranë, siç është edhe ai i “Tre Tenorëve”. Edmondi, prej 15 vitesh, organizon koncertet e “Tre Tenorëve” dhe për 9 vite ka qenë drejtor i Pallatit të Kongreseve.

 

Gjithashtu, Tullumani është edhe një piktor i talentuar, i cili ka organizuar edhe 3 ekspozita. Ai ka pikturuar rreth 300 vepra arti dhe kontribuan në skenën e artit shqiptar, sidomos atij të muzikës klasike, duke organizuar festivale, koncerte dhe shfaqje të mëdha, brenda dhe jashtë vendit.

 

Sa i përket “Tre Tenorët”, eventi është mjaft i dashur për publikun shqiptar. Për më shumë se 2 dekada, ata dhurojnë spektakël dhe prej kohësh janë bërë pjesë e pandarë e traditës dhe kulturës së vendit tonë. Në gjithë vitet në të cilat është organizuar festivali, kanë performuar artistë shqiptarë dhe të huaj nga vende të ndryshme, si: Italia, SHBA, Holanda, Spanja, Rusia dhe Turqia.

 

Çdo vit, festivali sjell një repertor brilant nga kompozitorët e njohur si: Verdi, Puccini, Rosini dhe Bize, si dhe perlat më të bukura të muzikës shqiptare.

 

Girl in a jacket