Masur nuk është vetëm një ambient shumë i ngrohtë dhe familjar. Ka hapësirë edhe për shijet tuaja, duke ofruar pjata cilësore dhe të përgatitura me shumë profesionalizën dhe dashuri.
Kemi kënaqësinë t’ju servirim disa nga recetat e Masur.

Pacheri me karkalec dhe brokoli

Ingredientët:
Pacheri 130 gr
Karkaleca 100 gr
Salcë me domate të freskëta
Pomodorini
Brokoli
Parmigiano
Lime

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Në një enë me ujë në process vlimi shtojmë pacheri (për 11 min). Ndërkohë përgatisim salcën e pastës dhe kaurdisim karkalecat me vaj ulliri dhe pak hudhër. Shtojmë ngadalë pomodori dhe brokoli. Pasi i kemi kaurdisur, i shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë bullion peshku të nxehtë. Pasi pacheri të jetë gati, i shtojmë te salca e përgatitur dhe i përziejmë në mënyrë që masa të bëhet kremoze. Pasta rregullohet me shije duke shtuar kripë, piper dhe vajin e hudhrës. E servirim në pjatë duke i shtuar borzilok të freskët dhe parmigiano.

Chessecake me portokall

Ingredientët:
Portokall
Çokollatë e bardhë
Philadelphia
Sheqer pluhur
Pana
Gelatinë
Biskota cheesecake të parapërgatitura.

Përgatitja:
Fillimisht bashkojmë biskotën e cheesecake me gjalp të freskët. Për kompozimin e embëlsirës marrim një gotë gjysmë cilindrike në të cilën krijohet shtresa e parë me pluhur biskote. Në një tenxhere në zjarr të ulët ngrojim panën dhe shkrijmë sheqerin. Kur pana arrin 50oC shtojmë xhelatinën dhe e trazojmë derisa të shkrihet. Kur arrijmë masën homogjene, shtojmë Philadelphia dhe vazhdojmë ta trazojmë. E vendosim në frigorifer, ndërkohë që përgatisim xhelin. Ky i fundit ka si përbërës lëkurën e portokallit. Presim imët lëkurë dhe shtrydhim lëngun e portokallit. Ziejmë lëkurën që të zbutet dhe lëngun e trazojmë me sheqer. Shtojmë vetëm lëkurat dhe xhelatinën te lëngu i portokallit dhe e trazojmë. Më pas marrim gotën e cheesecake dhe shtojmë shtresën përfundimtare. E vendosim në frigorifer. Më pas e shoqërojmë me pure ose krem frutash të freskëta.

KOKTEJL

Apricot Spritz

Ingredientët:
3 cl Apricot Liker
4 cl Lëng portokalli
4 cl Prosecco
1 cl Ujë Tonic

Përgatitja:
Marrim një gotë balon dhe e ftohim atë me akull duke i bërë stir. Në një gotë boston përgatisim aperitivin me ingredientët e mësipërm. Më pas bëjmë hedhjen nga boston në balon 3-4 herë. Largojmë ujin e krijuar nga gota dhe i shtojmë aperitivin dhe pak ujë tonik. Për dekor i shtojmë një fetë portokalli dhe është gati për servirje.

Red Glass

Ingredientët:
4 cl Gin pink
2 cl Vodka
1 cl Contrau
10 cl Lëng Boronice

Përgatitja:
Në boston krijojmë cocktailin i shtojmë akull dhe e tundim në shaker për 10 sekonda. Më pas përgatisim qumështin të cilin e rrahim fort, derisa krijohet një masë kremoze. E hedhim në gotë, i shtojmë akull dhe me ndihmën e një luge dhe me qumështin krijojmë sipërfaqen e koktejlit.