3 super receta me Aloe Vera për një verë më të freskët

Vera ka temperatura shumë të nxehta dhe ajo që ju duhet është padyshim një pije e freskët dhe e shëndetshme, veçanërisht e pasur me vitamina. Për këtë arsye të sjellim 3 receta fantastike që kanë si bazë Aloe Vera.
Kthehemi te magjia e “jeshiles” dhe shijojmë pushimet me trup të shëndetshëm.
Së pari, duhet të dimë se Aloe Vera është e pasur me antioksidantë, enzima dhe vitamina A, B, C dhe E. Është i pamohueshëm fakti se Aloe Vera është mbretëresha e bimëve të shëndetshme dhe falë këtij artikulli, nuk do ta përdorni vetëm për një fytyrë rrëzëllitëse.
Për të sfiduar temperaturat, ju sjellim 3 recetat që rigjallërojnë çdo qelizë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Receta për të qenë në top formë
Kjo është një pije tradicionale në Meksikë dhe është pagëzuar me emrin “Chia Fresca” për shkak të vetive të mahnitshme e cila rigjeneron trupin tuaj. Shtojini Aloe Vera recetës origjinale dhe shijoni një pije unike.

Përbërësit:
1 masë tuli Aloe Vera.
1/2 limon.
1 gotë uji me gaz.
1 masë shurup agave.
1 masë fara chia.

Përgatitja:
Përzieni tulin e Aloe Vera me gjysmën e limonit, ujin me gaz dhe shurupin. Hidheni masën në një gotë dhe shtoni farat e chia-s. Përzieni mirë masën e përftuar dhe prisni 20 minuta përpara konsumimit.


Receta mega freskuese
Përballja me temperaturat gjithmonë në rritje, kërkon një trup dhe mendje të hidratuar dhe kjo recetë, është e duhura.

Përbërësit:
Lëng Aloe Vera.
Aloe Vera e prerë në kubikë.
Shegë e freskët.
Limon.
2-3 gjethe mente.

Përgatitja:
Aloe Vera prihet në kubikë dhe në një gotë, shtohen farat e shegës dhe gjethet e mentes. Në një gotë shtoni lëngun e Aloe Vera, kombinuar me të gjithë përbërësit. Për ta shijuar më shumë, lëreni 20 minuta në frigorifer e më pas shijojeni.


Receta hidratuese
Aloe Vera ka superfuqi të jashtëzakonshme hidratuese, por bën mrekulli edhe kundrejt rrezeve të dëmshme të diellit. Këtë herë, nuk ju sugjerojmë ta vendosni në lëkurë, por ta konsumoni si një pije shumë solare.

Përbërësit:
2 masa tuli Aloe Vera.
5 gjethe mente.
1 masë shafran.
1 mango.

Përgatitja:
Përgatisni gjethet e mentes dhe shafranin dhe përzieni të gjithë ingredientët. Shtoni ujë dhe kubikë akulli. Servireni në një gotë elegante dhe shtoni tulin e Aloe Vera-s.