Receta nga Osteria Tirana

Gatime të shëndetshme, të lehta për t’u realizuar në kushtet e shtëpisë dhe një menu e pasur, e cila sjell shijen italiane në tryezat tuaja. Osteria Tirana, Pasta & Pomodoro, është restoranti më i ri, me vendndodhje në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit. Nga sallatat me përbërësit sezonal, tek pastat të përgatitura në mënyra të larmishme, për ju amvisa ne propozojmë këtë muaj receta të bëra nga shefi i kuzhinës së Osteria Tirana. Ju bëftë mirë!

Sallata mikse e shtëpisë
Përbërësit:
80 gr sallatë jeshile
50 gr radikio
50 gr rukola
50 gr pomodorini
40 gr kastravec
60 gr spec jeshil dhe spec i kuq
40 gr misër i ëmbël
1 kokërr panxhar
1 kokërr mollë
30 ml uthull molle
Avokado
Kripë, piper
Vaj ulliri ekstra i virgjër

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Sigurojmë të gjitha perimet e nevojshme, më pas i lajmë me ujë të bollshëm. Ndërkohë, panxharin e pastrojmë dhe e ziejmë përreth 1 orë e 30 minuta. Mollën dhe panxharin i presim në formë kubike dhe i marinojmë bashkë me uthullën e mollës. Sallatën jeshile, radikion dhe rukolën i copëzojmë duke i bërë edhe një marinim me kripë, piper, vaj ulliri dhe i vendosim në pjatën që do të servirim në tavolinë. Ndërkohë, bëjmë prerjen e perimeve të tjera në madhësi afro dy centimetra duke i vendosur njëherësh në pjatë në mënyrë të këndshme dhe me rregull. Në fund shtojmë avokadon, e spërkasim me vaj ulliri dhe sallata është gati.