Kokteje të shijshme dhe të freskëta, akullore të pasura me frutat e stinës, të cilat mund të përgatiten lehtësisht nga ju edhe në kushtet e shtëpisë. Jeni gati për shijen e përsosur të kësaj vere?! Freskia që doni vjen përmes këtyre sugjerimeve!
Koktej me shalqi
Përbërësit:
Shalqi i prerë në copa
50 cl vodka
1 lugë sheqer pluhur
Akull i grimcuar
1 copë shalqi për dekor
Përgatitja:
Fillimisht, merr shalqirin, vodkën dhe sheqerin dhe futini në një blender për 10 sekonda, deri sa shalqiri të bëhet i lëngshëm. Më pas, shto akullin, dhe përzieji të gjithë përbërësit për pesë sekonda. Zbukurojeni gotën me një copëz shalqi të freskët, dhe shërbejeni të ftohtë. https://plaza-escorts.com/.
Akullore me luleshtrydhe
Përbërësit:
250 gr luleshtrydhe
250 ml qumësht
150 ml pana
100 gr sheqer
Lëngu i një limoni
Përgatitja:
Në fillim vendosni panën në frigorifer për afro dy orë. Lajmë luleshtrydhet, më pas i thajmë dhe i vendosim në mikser, bashkë me lëngun e limonit. Shtojmë ngadalë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen për disa minuta derisa të përftohet një masë kremoze. Në një tjetër enë të thellë, rrahim panën me sheqerin. I shtojmë purenë e luleshtrydheve. E hedhim gjithë përbërjen në një tavë e cila është vendosur më parë në akull, dhe e lëmë në ngrirje për 30 minuta. Shërbejini akulloren me luleshtrydhe, si dekor. Ju bëftë mirë!