Shijen e pestë të ushqimit, e gjeni tashmë prej këtij muaji, në restorantin më të ri në kryeqytet! Quhet “Umami” dhe është investimi më i ri, i shefit të kuzhinës, njëherësh edhe një figurë e dashur publike, Renato Mekolli. Në ceremoninë e inagurimit, morën pjesë shumë personazhe të njohur të ekranit dhe biznesit në vend. Ndërsa, të “zotët e shtëpisë”, Renato Mekolli dhe Oriela Nebijaj nuk e fshehën entuziazmin lidhur me investimin e ri, që tashmë mori formë në një super restorant në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit.