Receta nga restorant Panevino

Shija perfekte italiane, vjen në restorantin Panevino, i pozicionuar ky në një vendet më strategjike në Tiranë. Stafi i kualifikuar, harmonia e stilit të ambientit, shkrihet mjeshtërisht në shijen e rafinuar të gatimeve të përgatitura nga shefi italian i kuzhinës Marco Pinelli. Menuja e pasur e këtij restoranti, ndryshon varësisht stinëve, ku sigurohen produktet më të freskëta, e kësisoj garantohet maksimalisht shija e ushqimeve. Provoni specialitetet e restorant Panevino në kryeqytet, dhe është e sigurt që do të riktheheni sërish aty!
Çokollatë fondente me krem anglez

Përbërësit:

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

130 gr çokollatë e zezë

75 gr gjalpë

75 gr sheqer

3 të verdha veze

3 të bardha veze

75 gr miell

2 gr pluhur pjekje

Për kremin anglez:

375 ml qumësht

1 bustin vanilje

75 gr sheqer

4 të verdha veze

125 ml krem i freskët

Përgatitja:

Shkrini çokollatën e zezë në banjëmari, më pas shtoni gjalpin dhe trazojini mirë. Në një tas përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni çokollatën e shkrirë, miellin, pluhurin e pjekjes dhe trazojeni gjithë sasinë e përftuar mirë. Shtoni sërish gjalpin, pluhurin e pjekjes dhe futeni në furrë të para ngrohur në 185 gradë celsius. Për salcën, bashkoni në një tas vezët, sheqerin, vaniljen, qumështin(të marrë nga soba duke vluar). Gatuajeni këtë masë në banjëmari për 20 minuta në 82 gradë celsius, dhe lëreni më pas të ftohet. Kur ta servirni në tryezë, vendosni në pjatë për dekor sheqer të karamelizuar, dhe manaferra të kuqe.