Cilësi dhe shije nga restorant Living

Millefoglie salmoni me salcë mjalti

Përbërësit:
180 gr salmon
50 gr rukola
30 gr petë sfoliat
100 gr mjaltë
50 gr mustardë
20 gr koper

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Marrim salmonin e marinojmë me kripë, sheqer, lëkurë portokalli, lëkurë limoni, dëllënj, piper të zi dhe i lemë të marinuara për 24 orë. Pas përfundimit të marinimit, salmonin e presim hollë. Marrim petën e sfoliatës, e presim në formë rrethore, e fusim në furrë për 180 gradë celcius për 10 minuta. Më pas përgatisim salcën, ku në një enë hedhim mjaltin, mustardën, koperin, I rrahim me telin e pastiçerisë deri sa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Në fund fillojmë përgatisim pjatën me të gjithë përbërësit.