Gjashtë mënyra se si të përgatisni sallata të ndryshme, nga ato tradicionalet tek modernet që duan më shumë përkushtim dhe pasion. Shtoni larmishmërinë e shijeve në tryezat tuaja, duke pasuruar gamën e sallatave të ndryshme. Ne iu propozojmë gjatë ide konkrete dhe lehtësisht të realizueshme. Mbani shënim…Oriz integral me rukola dhe pomodorini
Përbërësit:
300 gr oriz integral
150 gr djathë Bri
3 domate pomodorini
Gjethe borzilok
3 lugë Vaj ulliri ekstra i virgjër
Pak rukola
1 karrotë e prerë
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Fillimisht lani rukolën dhe domatet pomodorini(hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë. Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet. Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë. Miksojini së bashku të gjitha. Pjata shërbehet e ftohtë.