Zogu i Kripur
Emri i këtij koktaili në fakt vjen prej larmishmërisë së ngjyrave dhe shijes tepër ekzotike edhe është shumë i thjeshtë në përgatitje!
Përbërësit:
150 ml rum i vjetër.
75 ml Campari
150 ml lëng ananasi
50 ml lëng lime
50 ml shurup i thjeshtë
pak kripë
pure ananasi
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit, pastaj tundeni në një shaker, për të shtuar më pas pak akull. Më pas, sipas dëshirës, mund të shtoni pak kripë dhe pure ananasi. Mos harroni një frut pasioni dhe pak mente për dekor.
Gin-Qershi
Është ndoshta kokteili më freskues! Shija është tepër e veçantë dhe do t’ju mbetet shumë gjatë në memorie.
Përbërësit:
20 ml gin
kuba sheqeri
6 qershi
50 ml lëng lime
pak xhinxher
1 kokërr lime të prerë në feta
Përgatitja:
Në një shaker kombinoni qershitë dhe kubat e sheqerit. Tundeini shakerin dhe më pas shtoni gin, lëng limoni dhe akull. Pasi të keni përfunduar shtoni pak xhinxher dhe fetat e lime.
Kopshti sekret
Tashmë nuk është një sekret! Kjo verë ju përgatit për të shkuar në Eden dhe ky koktejl është ura e kalimit.
Përbërësit:
150 ml gin
750 ml lëng limoni
750 liker trëndafili
150 ml rose
Përgatitja:
Kombinoni ingredientët duke shtuar më pas lëngun e limonit dhe likerin e trëndafilit. Shtoni akull dhe tundni shaker-in. Më pas shërbejeni në një gotë dhe mos harroni dekorin! Pak lëkurë limoni nuk bën dëm.
Birrë me nektar pjeshke
Nëse keni menduar se koktejlet janë të komplikuar, ky koktejl serviret që t’ju ndryshojë mendjen! Thjesht 2 ingredientë dhe shija super!!
Përbërësit:
150 ml vodka pjeshke
350 ml birrë xhinxheri dhe mangoje
gjethe mente
Përgatitja:
Në një gotë të vogël, të mbushur me akull, kombinoni 2 ingredientët e lëngët. Shtoni copëza pjeshke sipas dëshirës dhe për dekorin dhe freskinë mendojnë gjethet e mentes.